Bota 19 October 2024, 08:32 Nga VNA

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Rusia ia kthen Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vrarë

Shumica e ushtarëve u vranë në luftimet në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, rreth qytetit të Avdivkës. Pas një beteje të gjatë dhe rraskapitëse, forcat ruse pushtuan qytetin në shkurt, tha në një deklaratë Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore do të identifikojnë viktimat, thanë autoritetet ukrainase. Trupat më pas do t'u kthehen familjarëve për varrim.

Riatdhesimi erdhi dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi "planin e tij të fitores" para udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Aleatët e Ukrainës po i japin asaj mbështetje ushtarake, por një pjesë e saj mund të bëhet objekt rishqyrtimi pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardshëm në Shtetet e Bashkuara.

Plani i Zelenskit, të cilin ai e prezantoi në parlamentin e Ukrainës të mërkurën, kërkon fillimisht një ftesë të pakushtëzuar për anëtarësim në NATO, së bashku me dislokimin e armëve jo-bërthamore për frenimin e agresionit rus. Ai thotë se plani mund t'i japë fund luftës jo më vonë se në vitin e ardhshëm.

Ndërsa aleatët dhe udhëheqja e NATO-s këmbëngulin se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, një ftesë zyrtare për t'u bërë anëtare e aleancës ende nuk është bërë. Aleatët e NATO-s kanë thënë se Kievi nuk mund të bëhet anëtar ndërsa është në luftë dhe është përqëndruar në ofrimin e mbështetjes që i nevojitet ushtrisë ukrainase për të fituar luftën.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme