Bota 14 Tetor 2024, 21:03 Nga VNA

Si funksionon “Kubeja e Hekurt” e Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Si funksionon “Kubeja e Hekurt” e Izraelit

Reuters

Që nga fillimi i luftës me Hamasin një vit më parë, Izraeli vazhdon të sulmohet çdo ditë me raketa, një pjesë e mirë e të cilave vazhdojnë të nisen nga organizata Hezbollah në Liban. Por, si arriti Izraeli të interceptojë gati 90% të sulmeve me raketa? Ekspertët shpjegojnë vlerën e sistemit izraelit “Kubeja e Hekurt” për mbrojtjen ajrore të vendit, të cilës do t’i vijnë tashmë në ndihmë edhe sistemet e avancuara amerikane të mbrotjes ajtore, THAAD.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore (THAAD) dhe trupa në Izrael, njoftoi të dielën Pentagoni.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, tha se sistemi do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas dy sulmeve me raketa të Iranit, në muajin prill dhe tetor.

Izraeli ka disa sisteme të mbrotjes nga raketat një prej tyre i quajtur “Kubeja e Hekurt”. I inauguruar në vitin 2011, sistemi u ndërtua me ndihmën amerikane nga kompania izralite Rafael dhe synon të ndalë sulmet nga raketat me rreze të shkurtër, mortaja dhe dronë.

“Pas luftës së viti 2006 duhej të krijohej një lloj mbrojtjeje. Nuk patën sukses përpjekjet e ushtrisë për të dekurajuar sulmet duke u hedhur në operacione ofensive. Kështu që u vendos krijimi i sistemit të mbrojtjes dhe kontrata iu dha kompanisë Rafael, që e realizoi brenda tre viteve”, thotë Uzi Rubin, ish-drejtuesi i parë i agjencisë izraelite për mbrojtjen me raketa.

Ndërkohë që sistemet e mbrojtjes me rreze të gjatë kanë rezultuar efikase, si gjatë sulmit të fundit të Iranit me raketa, duket se vështirësitë janë më të mëdha kur bëhet fjalë për të përballuar sulme nga objekte që fluturojnë ulët.

“Kubeja e Hekurt nuk është efikase ndaj objekteve që fluturojnë ulët (si raketat anti-tank), apo raketat Burkan me rreze të shkurtër, pasi sistemit i duhet kohë për t’u bërë gati dhe për t’u futur në funksionim. Është shumë e shkurtër koha nga momenti i nisjes së sulmit”, shpjegon Yehoshua Kalisky, nga Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare.

Duket se pikërisht kjo ndodhi dje në Izrael kur një dron i Hezbollahut arriti të depërtojë pa u pikasur dhe të godasë në një bazë të ushtrisë izraelite. Në bazën ushtarake shkuan menjëherë shefi i shtabit, gjenerali Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij sulmi, nga i cili u vranë katër ushtarë dhe që sipas shërbimeve të emergjencës u plagosën 60 të tjerë.

 

Video

Votimi në Vlorë....

Në një incident të ndodhur më 8 nëntor, shtetas izraelitë që jetojnë në vendbanim të paligjshëm sulmuan një grup fshatarësh palestinezë, aktivistësh dhe gazetarësh pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar. Sipas dëshmitarëve okularë, dhjetëra persona arritën me shkopinj dhe shufra, hodhën gurë të mëdhenj dhe sulmuan njerëzit në vendngjarje. Gjatë përleshjes, fotografja e agjencisë Reuters, Raneen Sawafta, u godit disa herë ndërsa përpiqej të mbrohej. Në grup ishin edhe dy punonjës të tjerë të Reuters, si dhe aktivistë dhe banorë që po punonin në korrje. Ende nuk ka të dhëna të plota për numrin e të lënduarve apo për çfarë pasoja do të ndjekin nga autoritetet.

?? Piloti debutues brazilian Gabriel Bortoleto përjetoi momente dramatike gjatë Sprint-it të Çmimit të Madh të Sao Paulos, pasi humbi kontrollin e makinës në xhiron e fundit të garës. Piloti i Kick Sauber doli nga pista në hyrje të kthesës së parë. Goditi fillimisht murin, e më pas u përplas me forcë me barrierat. Copëza karboni dhe metali u shpërndanë në pistë, ndërsa makina u shkatërrua ? Për fat të mirë, 21-vjeçari doli vetë nga makina dhe konfirmoi se është në gjendje të mirë shëndetësore, duke qetësuar tifozët pas një momenti që mbajti frymën pezull.

Një video që po qarkullon nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës tregon reagimin e anëtarit Muharrem Shkjau, i cili në mbrojtje të ndërtimit të kullave deklaron: “Kulla u baft 500 katesh. Keni pa qytet në Europë pa kulla? I lumt atij dhe e baft 500 katesh e u shtoshin kullat. Ju të PD mbledhni popullin e delni përpara traktorave. Ku asht problemi?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme