Bota 14 October 2024, 08:30 Nga VNA

Tjetër atentat ndaj ish-presidentit/ Arrestohet një person i armatosur

Ndaje në Whatsapp
Tjetër atentat ndaj ish-presidentit/ Arrestohet një person i armatosur

Një burrë që ishte i armatosur dhe u përpoq të hynte në një ambient ku do të fliste ish-presidenti Donald Trump u arrestua në Kaliforni. Arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë ndaluar një tjetër atentat. Burri, shkruan New York Post, quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate anti-qeveritare të ekstremit të djathtë. Ai u diplomua në UCLA dhe në vitin 2022 ishte kandidat për Shtëpinë e shtetit të Nevadës.

Sipas informacioneve të para, ai kishte mbi vete një armë, një revole dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP. Burri u pa nga policia lokale (jo siguria e Trump) në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

Miller u dërgua në Qendrën e Paraburgimit John J. Benoit për posedim të një arme zjarri të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë, thanë autoritetet. Ai u lirua po të shtunën me kusht prej pagesës prej 5,000 dollarësh dhe është planifikuar të paraqitet në Qendrën e Drejtësisë Indio Larson më 2 janar 2025, sipas bazës së të dhënave të të burgosurve të Departamentit të Sherifit të Qarkut Riverside.

Shërbimi Sekret dha një deklaratë të shkurtër duke thënë se ishte në dijeni të arrestimit. “Incidenti nuk ndikoi në operacionet mbrojtëse. Shërbimi Sekret shpreh mirënjohjen e tij për deputetët dhe partnerët lokalë që ndihmuan në mbrojtjen e ngjarjeve të natës së kaluar”, tha agjencia.

Dy atentate të tjera janë kryer më herët ndaj ish-presidentit.  Në shtator, 58-vjeçari Ryan Wesley Routh u akuzua për tentativë për të vrarë Trump ndërsa ish-presidenti luante golf. Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën Routh me një pushkë me fuqi të lartë më 15 shtator jashtë Klubit Ndërkombëtar të Golfit Trump në Palm Beach. Agjentët pikasën tytën e armës së tij në shkurre dhe qëlluan drejt tij përpara se të ikte. Më 13 korrik 2024, në një tubim pranë Butler, Pensilvani, Matthew Crooks qëlloi mbi Trump me një pushkë të stilit AR-15 nga një çati aty pranë, ndërsa Trump mbante një fjalim fushate. Plumbi i qëlluar nga Crooks, preku veshin e Trump. Si pasojë humbi jetën një pjesëmarrës në tubim, ndërsa u plagosën rëndë dy të tjerë përpara se Crooks të vritej nga agjentët e kundër-snajperëve të Shërbimit Sekret.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme