Sociale 29 July 2025, 11:52 Nga VNA

Parkimet në Tiranë, bum denoncimesh, bashkia fton qytetarët të "spiunojnë" njëri tjetrin

Ndaje në Whatsapp
Parkimet në Tiranë, bum denoncimesh, bashkia fton qytetarët

Në një qytet ku ndërtimet rriten si kërpudhat pas betonit dhe trotuaret janë kthyer në ekspozita makinash luksoze, Bashkia e Tiranës shpall me krenari suksesin e saj të radhës: 1,772 denoncime në WhatsApp për parkime të gabuara. Një arritje që tregon jo problemin, por zgjidhjen — sepse kush ka nevojë për planifikim urban, kur ka grup në WhatsApp?

Në vend që të ofrojë më shumë hapësira publike, transport urban funksional apo ndonjë vend parkimi që nuk kushton sa një pushim në Greqi, Bashkia ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë: fajin e ka qytetari. Ai që parkohet keq. Ai që zë vendin e taksive. Ai që s’e ka “rezervuar” trotuarin.

Zgjidhja? Një numër magjik ku çdo qytetar mund të bëhet informator i rrugës — një formë moderne e fqinjit të lagjes që të kallëzon te lagjia. Madje, në 103 raste, shoferët kanë lëvizur makinën vetë! E mahnitshme, kjo është ndoshta e vetmja statistikë që s’ka nevojë për tender.

Po Bashkia? Ajo ndërton grataçela, qendra tregtare, “parqe vertikale” mbi beton dhe stadiume që duken si qendra konferencash. Hapësirat e gjelbra ngushtohen, por gjithmonë shfaqen me pamje mahnitëse në 5D në ndonjë video promocionale. Dhe kur ndokush ankohen për mungesë parkimi, përgjigjja është: “denoncoje te WhatsApp-i”.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Bashkia Tiranë së shpejti do të fitojë çmimin “Qyteti më i denoncuar në Ballkan”, ndërsa qytetarët do të ngrenë monument për numrin +355 68 950 0030, që për shumëkënd është bërë më i rëndësishëm se emergjencat.

Sepse në Tiranë, çdo zgjidhje është imagjinare — por denoncimi është real.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme