Bota 10 May 2025, 16:35 Nga VNA

Papa Leoni XIV zhvillon takimin e parë me kardinalët: “Një Papë i shkëlqyer”

Ndaje në Whatsapp
Papa Leoni XIV zhvillon takimin e parë me kardinalët: “Një

Pas meshës së zgjedhjes në Kapelën Sistine, Papa Leoni XIV zhvilloi këtë të shtunë në mëngjes takimin e tij të parë me trupin e kardinalëve. Takimi, i mbajtur me dyer të mbyllura, shënon nisjen zyrtare të papatit të tij dhe u përqendrua në sfidat dhe drejtimet e reja për Kishën Katolike.

Kardinali nga Madagaskari, duke komentuar zhvillimet, tha se biseda me Papën e ri ishte frymëzuese dhe theksoi se kishin folur për domosdoshmërinë e një Kishe më kolegjiale dhe të përbashkët në vendimmarrje. “Ai është një Papë i shkëlqyer,” u shpreh ai për mediat.

Ndërkohë, në një letër reflektuese, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin – i cili ishte ndër emrat më të përfolur për fronin papnor – vuri në dukje qetësinë e thellë në fytyrën e kardinalit Prevosti gjatë momenteve vendimtare të konklavit. “Emërimi u bë me shumë pak vota. Besoj se Papa Leoni XIV do të udhëhiqet nga hiret hyjnore, përvoja e tij si rregulltar dhe ndjekës i shenjtit Agustin, për të mirën e Kishës dhe të gjithë njerëzimit,” shkruan ai.

Axhenda e Papës Leoni XIV për ditët në vijim është tashmë e përcaktuar: të dielën, më 11 maj, ai do të mbajë lutjen e tij të parë Regina Coeli nga lozha qendrore e Shën Pjetrit. Të hënën, më 12 maj, ai do të përballet për herë të parë me shtypin botëror. Më 20 maj do të marrë zyrtarisht në dorëzim bazilikën papnore, ndërsa më 21 maj do të zhvillojë audiencën e parë të përgjithshme. Takimi me Kurinë Romake dhe punonjësit e Vatikanit është planifikuar për më 24 maj.

Papa Leoni XIV pritet të sjellë një frymë të re në drejtimin shpirtëror të Kishës Katolike, me fokus te dialogu, përulësia dhe forcimi i bashkëpunimit brenda komunitetit katolik në mbarë botën.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme