Bota 9 Maj 2025, 10:55 Nga VNA

DW: Çfarë presin gjermanët dhe cilat janë reagimet e para pas ardhjes së Merz në pushtet?

Ndaje në Whatsapp
DW: Çfarë presin gjermanët dhe cilat janë reagimet e para

Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu. Ishte më shumë një dështim sesa një sukses. Friedrich Merz dështoi në raundin e parë, ndërsa kancelar u zgjodh në raundin e dytë tëvotimit më 6 maj në Bundestag. Në raundin e parë nuk i mori votat e të gjithë deputetëve të koalicionit të tij CDU/CSU dhe SPD. As në raundin e dytë nuk votuan të gjithë nga këto parti, por megjithatë fitoi shumicën e domosdoshme. Sidoqoftë, kancelarët gjermanë gjithmonë janë zgjedhur në votimin e parë. Zgjedhja në raundin e dytë e dobëson Merzin që në fillim.

Nuk ka entuziazëm, as ndonjë rritje të madhe besimi se ky është një fillim i madh i një qeverie të suksesshme. Kështu e sheh shumica e qytetarëve, sipas një sondazhi aktual të opinionit publik të kryer nga Deutschlandtrend i ARD.

Instituti Infratest dimap pyeti gjithsej 1325 qytetarë në moshë madhore me të drejtë vote për mendimin e tyre më 5 dhe 6 maj.

Merz ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij

Friedrich Merzu bë kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë. Por shumë veta pyesin veten nëse ai është vërtet zgjedhje e mirë. Plot 59 për qind e qytetarëve besojnë se nuk është. Vetëm një e treta e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për të.

Të anketuarit nuk kanë një mendim të veçantë as për disa ministra. Ministri i ri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), pati rezultate të dobëta, sepse 42 për qind e shohin atë si një zgjedhje të keqe, ndërsa 35 për qind mendojnë se ai është një zgjedhje e mirë.

I vetmi ministër që merr mbështetje të madhe ështëBoris Pistorius. Plot 73 për qind e të anketuarve besojnë se socialdemokrati dhe ish-ministri i Mbrojtjes është njeriu i duhur për këtë pozicion.

Pse Merz pati rezultate kaq të këqija? Ndoshta sepse shumë njerëz ende janë të pakënaqur me të për shkeljen e premtimeve të shumta menjëherë pas zgjedhjeve. Ai pati pranuar të votojë bashkë me AfD, ndërsa menjëherëpas votimeve ai kërkoi që të ndryshonë rregullat e futjeve në borxhe, gjë që më parë e ka kundërshtuar.

Mungesa e ndryshimeve

Edhe pse mbizotëron atmosfera negative ndaj qeverisë, vlerësimi ndaj partive nuk ka ndryshuar shumë. Në pyetjen e zakonshme se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, kristiandemokratët (CDU/CSU) do të forcoheshin vetëm pak dhe do të merrnin 27 për qind. SPD mbetet në 16 për qind. Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 23 për qind mbetet forca më e fortë opozitare. Të Gjelbrit dhe të Majtët janë pothuajse të barabartë - 11 dhe 10 për qind. Aleanca e Sahra Wagenknecht (BSW) dhe FDP mbeten nën pragun zgjedhor.

Në fillim të majit, Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) e klasifikoi partinë AfD si një parti e vërtetuar ekstremiste të djathtë. Partia ngriti një padi kundër vlerësimit, por Zyra pretendon se ka mbledhur prova për vite me radhë dhe se ka prova të mjaftueshme se qëllimet e AfD janë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor. (Për momentin Zyra aFederale e ka pezulluar përkohësisht klasifikimin e partisë si “sigurisht ekstremiste e djathtë”, shën.red.)

67 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë vlerësim nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. AfD mund të vihet nën mbikëqyrje nga agjencitë e inteligjencës - duke përfshirë monitorimin e komunikimeve dhe lëvizjeve të individëve. Të gjitha partitë e tjera parlamentare përjashtojnë bashkëpunimin me AfD-në, edhe nëse pak më pak se gjysma e të pyeturve do të pranonin miratimin e ligjeve dhe rregulloreve që do të mbështeste edhe kjo parti populiste.

Por nuk është e pranueshme që ata të marrin pjesë në qeveri, madje as në organet parlamentare, në të cilat, sipas rezultatit të zgjedhjeve, ata mund të kenë anëtarët e tyre.

Megjithatë, shumë qytetarë ndajnë pikëpamjet politike të AfD-së. Midis mbështetësve të partisë, dominon qartë mendimi se temat e saj janë më të rëndësishme sesa etiketimi i partisë si ekstremiste. Mbështetja për qëndrimin anti-migracion është veçanërisht e përhapur - me këtë politikë pajtohen 45 për qind e qytetarëve në të gjithë vendin.

Ndalimi i AfD-së?

Në Gjermani, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është: a duhet të ndalohet AfD-ja? Është një procedurë e ndërlikuar ligjore që ka dështuar disa herë në raste të tjera.

Pavarësisht këtij pragu shumë të lartë për ndalimin e një partie politike, hulumtimet tregojnë se 43 për qind e të pyeturve janë në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 47 për qind janë kundër. Shumica e mbështetësve të ndalimit janë midis votuesve të të Gjelbërve, të Majtës dhe SPD-së.

Mjaft me krimet naziste?

8 maji shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjithë Evropën. Në këtë përvjetor është shtruar pyetja: A duhet të "vendosim një vijë" nën krimet naziste?

AfD-ja e ka kërkuar shpesh këtë. Sipas Deutschlandtrend, pothuajse gjysma e mbështetësve të partisë besojnë se "është thënë shumë" për krimet e nazizmit. Vetëm nëntë për qind mendojnë se nuk flitet mjaftueshëm sa duhet për këto krime.

Votuesit e partive të tjera mendonjë ndryshe - vetëm një përqindje e vogël (midis 8 dhe 16 për qind) besojnë se përkujtimet duhet të ndalen. Në prag të përkujtimit të përfundimit të Luftës që filloi Gjermania naziste, ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm./DW

Video

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Fermerët dhe blegtorët protestuan kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke kërkuar subvencione më të larta dhe rikthimin e naftës pa taksa. Ata shprehen se kostot e karburantit dhe ushqimit për bagëtitë janë të papërballueshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një bordi për produktet bazë dhe një laborator për sigurinë ushqimore. Skema e re nuk përfshin mbështetjen e premtuar, gjë që e bën situatën të rëndë për sektorin. Qeveria pranoi të rishikojë skemën vetëm në shtator, por blegtorët e konsiderojnë këtë të papranueshme. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe thonë se do të dalin në rrugë me traktorë dhe lopët e tyre nëse nuk dëgjohen.

Fermerët dhe blegtorët gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë kërkuan rikthimin e naftës pa taksa për bujqësinë ose rregullimin e taksës së qarkullimit. Ata theksuan se çmimi i lartë i karburantit po e bën të pamundur funksionimin normal të fermave dhe blegtorisë. Një tjetër kërkesë ishte rritja e subvencioneve për sektorin, duke u ankuar se ato janë 7-8 herë më të ulëta se në vendet fqinje. Fermerët kërkuan gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës. Protestuesit kërkuan krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore dhe një trajtim më të drejtë të TVSH-së për fermerët. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat në rrugët e Tiranës.

Ky është qeni i rracës pitbull që sulmoi një vajzë 4 vjeçare në Vlorë duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas sulmit ai është duke u mbajtur i lidhur deri sa të mbërrijnë autoritetet përkatëse për ta dërguar në një qendër të specializuar

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme