Bota 7 May 2025, 12:46 Nga VNA

Mineralet/ Marrëveshja ShBA -Ukrainë. Çfarë ndodh tani ?

Ndaje në Whatsapp
Mineralet/ Marrëveshja ShBA -Ukrainë. Çfarë ndodh tani ?

Marrëveshja për mineralet e rralla, marrëveshja për burimet minerare, marrëveshja për burimet natyrore dhe minerare, ose thjesht marrëveshje ekonomike: të gjitha këto janë emrat për traktatin që SHBA dhe Ukraina donin të lidhnin menjëherë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump mori detyrën në fillim të këtij viti. Pas disa përpjekjeve dhe ndryshimeve, më 30 prill, Uashingtoni dhe Kievi nënshkruan një "Marrëveshje për Krijimin e një Fondi Investimesh dhe Rindërtimi SHBA-Ukrainë".

Marrëveshja përbëhet vetëm nga dhjetë faqe, plus dy si shtojcë. Pas nënshkrimit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, deklaroi se, sipas dokumentit, Ukraina do të krijonte bashkërisht një fond investimesh për rindërtim me SHBA për të tërhequr investime të mëdha në vend. Marrëveshja nuk përmend asnjë detyrim borxhi që Ukraina i detyrohet SHBA dhe nuk e ndryshon rrugën e Kievit drejt integrimit evropian.

Si do të funksionojë fondi? Sipas Svyrydenko-s, SHBA-të do të japin kontribute në fond: përveç burimeve të drejtpërdrejta financiare, kjo mund të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar Ukrainën, për shembull. Nga ana e tij, Kievi do të kontribuojë në fond me 50% të të ardhurave buxhetore nga pagesa e licencave të reja për nxjerrjen e lëndëve të para të rëndësishme, por mund të japë edhe kontribute shtesë. Kur do të bëhen investimet e para? Sipas Ilya Neshodovskit të organizatës shoqërore ukrainase "Rrjeti për Mbrojtjen e Interesave Kombëtare" (ANTS), një marrëveshje me SHBA është thelbësore për Ukrainën e sotme. "Ne paguajmë dhe heqim dorë nga një pjesë e të ardhurave tona, por në këmbim marrim mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe investime amerikane. Meqenëse amerikanët do të kontrollojnë se si bëhen investimet, ata me sa duket do të jenë më të gatshëm të investojnë në ekonominë ukrainase", shpjegon ai.

Megjithatë, investimet nuk do të vijnë menjëherë. Ekspertët besojnë se ato mund të priten vetëm pasi të ketë mbaruar faza e nxehtë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pas një ngrirjeje të konfliktit ose nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje. "Projektet e reja përjashtohen gjatë luftës. Nuk mendoj se do të jenë të mundura para mesit të vitit të ardhshëm. Sepse kompanitë që duan të investojnë në Ukrainë - qoftë në lëndë të para, miniera apo përpunim - duhet ta marrin parasysh këtë në buxhetet e tyre për vitin e ardhshëm", tha në një intervistë për DW Anatoly Amelin i Institutit Ukrainas për të Ardhmen. Ai supozon se, në variantin më të mirë, investimet amerikane do të rrjedhin në Ukrainë duke filluar nga viti 2027 dhe 2028. "SHBA mbeten të motivuara për të na ndihmuar, por ndihma e ardhshme do të grumbullohet si detyrime borxhi në fond", thotë Amelin.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme