Politika 3 October 2024, 10:08 Nga VNA

Opozita bllokon 5 hyrjet e Kuvendit. Përplasje me deputetët socialistë dhe Gardën. Spiropali hyn në Kuvend nga banjoja

Ndaje në Whatsapp
Opozita bllokon 5 hyrjet e Kuvendit. Përplasje me deputetët

Pas djegies së karrigeve opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit. Në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”. Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e një seance normale. Deputetët e PD-së kanë bllokuar 5 hyrjet e parlamentit për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë. Deputeti i PD-së Flamur Noka iu ka kërkuar kolegëve socialistë që të mos provokojnë opozitës. Ai tha se deputetët e opozitës kanë hipur mbi tavolina e kanë përdorur çdo lloj mënyre për të kundërshtuar maxhorancën, por asnjëherë nuk janë shpallur armiq. “Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini. Teksa kanë parë makinën e Spiropalit të afrohej për të hyrë në sallë, Noka ka vrapuar për t'a ndaluar. Por ndërkohë makina ishte bosh. Noka tha se Spiropali ka hyrë në sallë nga dera e pasme, nga banjoja.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme