Politika 3 October 2024, 09:17 Nga VNA

Deputetët e PD-së të bllokuar nga Garda, Noka: “Rama ka tmerr nga opozita dhe fjala e lirë”

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e PD-së të bllokuar nga Garda, Noka: “Rama ka

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan një ditë më parë nga punimet e Kuvendit, sot janë ndaluar të futen në sallën e seancave plenare. Garda e Republikës bllokoi hyrjen, duke penguar përfaqësuesit e PD-së të marrin pjesë në seancë.

Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po “bunkerizon” Kuvendin për të penguar opozitën.

“Tmerr ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Po bunkerizohet parlamenti për të mos lejuar përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci,” tha Noka, duke iu referuar masave të marra kundër deputetëve të PD-së.

Kjo situatë vjen pas përjashtimit të deputetëve demokratë nga Kuvendi, një lëvizje që ka tensionuar më tej raportet mes opozitës dhe mazhorancës, duke ngritur pyetje mbi funksionimin demokratik të institucioneve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme