Politika 2 Tetor 2024, 16:35 Nga VNA

Media italiane "La Repubblica" : Emigrantët, dështimi i qendrave në Shqipëri. Ende asnjë datë e sigurt për hapjen

Ndaje në Whatsapp
Media italiane "La Repubblica" : Emigrantët, dështimi i

Media italiane " La Repubblica" ka publikuar një shkrim mbi marrëveshjen Shqipëri -Itali për hapjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër, Lezhë. Në shkrim thuhet se pas hipotezës së fundit në qarkullim, më 23 shtator, u mohua dhe asnjë nga aktorët e shumtë të përfshirë në projekt nuk ka marrë asnjë komunikim se kur të jenë gati.

13 milionë e gjysmë euro të destinuara për qiranë (për vetëm tre muaj) të anijes private për shpëtimet në Mesdhe dhe të destinuara për qendrat në Shqipëri, Ministria e Brendshme mendoi se ishte rasti për t'i kursyer ato. Me verën që ka kaluar dhe me flukset që janë ulur ndjeshëm, tashmë është e qartë edhe për qeverinë se kur projekti të jetë gati për të nisur, njerëzit që, të paktën për vitin 2024, do të përfundojnë në qendrat do të jenë shumë më pak se tremijë në muaj të parashikuara nga protokolli. Procedura për shfaqjen e interesit, me një kosto të vlerësuar deri në 1.5 milionë për vetëm 90 ditë, e shpallur në qershor kur hapja e qendrave pritej të ishte e afërt, nuk është ndjekur më tej. Dhe kështu, asnjë anije private, një zgjidhje që për më tepër nuk parashikohej nga termat e marrëveshjes, e cila flet qartë për anijet ushtarake italiane si mjet për transportimin e migrantëve. Ende gjithçka është pezull Akoma nuk dihet nëse do të hapen dhe kur qendrat do të hapen. Në Ministrinë e Brendshme tashmë nuk japin më data. Të lodhur nga përgjigjja që japin që nga maji, "çështje e disa javësh." Por shtatori tashmë ka kaluar dhe projekti Shqipëri ende nuk ka filluar. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi shpreson ende të paraqitet para kolegëve të tij të G7-ës, të thirrur për më 2 tetor në Mirabella Imbaccari për të folur kryesisht për strategjitë e luftës kundër trafikimit të migrantëve, me dyert e hotspot-it në Shëngjin dhe qendrës së mbajtjes për azilkërkuesit në Gjadër më në fund të hapura. Por fillimisht dielli dhe nxehtësia e madhe që i detyruan punëtorët të punonin me pauza të gjata në orët qendrore të ditës, tani shiu që e ka bërë terrenin në Gjadër, pa kanalizime, një moçal. Dhe kështu ende nuk ka asnjë siguri se kur Drejtoria e Shërbimeve Civile do të japë miratimin dhe qendrat do t’i dorëzohen Ministrisë së Brendshme. Data e fundit në qarkullim, më 23 shtator, është mohuar dhe asnjë nga aktorët e shumtë të përfshirë në projekt, nga UNHCR deri te gjyqtarët e forcat e policisë, nuk ka marrë ndonjë komunikim të sigurt dhe gjithsesi përjashtohet nisja para gjysmës së dytë të tetorit. ‘Rradha’ për të shkuar në Shqipëri Në pritje të sinjalit të gjelbër, megjithatë, në Itali ka radhë për të shkuar në Shqipëri. Policia, karabinierët, agjentët e burgjeve, po konkurrojnë për misionin e artë që nga qershori ka kushtuar buxhetit të shtetit shifra të mëdha por të panevojshme. Rreth 30.000 euro në ditë, 900.000 euro në një muaj. Janë mijëra kërkesat që kanë mbërritur në Trupat e ndryshme përkatëse për të bërë të paktën një turn në Shqipëri: njëqind euro për mision në ditë plus ushqim dhe fjetje, për momentin për të ruajtur strukturat bosh, ndërsa nesër për të mbikëqyrur migrantët në qendrën e mbajtjes ose, nëse dikush do të përfundojë aty, në burgun e vogël me 24 vende ku do të sigurohet një trajtim që asnjë burg italian nuk e ka: 3 roje burgu për çdo të burgosur krahasuar me një raport ku në ferrin e burgjeve italiane është e kundërta, një polic për tre të burgosur. Ato që kanë filluar, dhe jo pa protesta dhe rezerva, janë ato që ministri i Brendshëm Piantedosi i quan "provat gjenerale" të zbatimit të procedurave të përshpejtuara të kufirit që më pas do të duhet të gjejnë zbatim të plotë në qendrat e Shqipërisë që mbeten një mirazh. Dëbimet I pari i dëbuar nga qendra e mbajtjes për azilkërkues në Porto Empedocle me procedurat e përshpejtuara të kufirit, mbi të cilat bazohet projekti i madh për Shqipërinë, ishte një djalë tunizian me gjymtime gjenitale. Pra, qartazi një i brishtë, nga ata – për të qenë të qartë – që ligji ndalon t’i kthejë me procedurë të përshpejtuar. Dhe megjithatë, atë djalë e kthyen për tre ditë, pasi gjyqtarja e seksionit të emigracionit në Palermo konfirmoi ndalimin që kishte urdhëruar kreu i policisë së Agrigentos, pasi në Lampedusa kishte tentuar të arratisej. “E kthyen përpara se të dilte përpara gjykatësit për trajtimin e kërkesës së tij për azil - tregon avokatja e tij, Rosa Emanuela Lo Faro – nuk e mendonin se ai, nga Tunizia, ku sapo kishte arritur kishte shpëtuar nga një pritë e të njëjtëve njerëz që më parë e kishin gjymtuar, do të mund të lidhte seancën dhe të na dërgonte një letër me historinë e tij”.

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme