Lifestyle 1 May 2026, 17:37 Nga VNA

Studimi i ri për duhanpirësit. Psikedelikët mund të ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin

Ndaje në Whatsapp
Studimi i ri për duhanpirësit. Psikedelikët mund të

Nikotinа është shumë fortë dhe varësia ndaj saj e madhe, por kërkimet e reja po tregojnë se substancat psikedelike mund të ndryshojnë mënyrën si njerëzit e shohin botën, duke i ndihmuar ata të heqin dorë nga cigaret.

Duhani është një nga substancat më të vështira për t’u lënë. Nikotina që ai përmban është po aq varësuese sa kokaina dhe heroina – ndoshta edhe më shumë. Në sondazhe, rreth 70% e duhanpirësve të rritur thonë se duan ta lënë duhanin. Megjithatë, nga ata që përpiqen, më pak se një në dhjetë ia dalin çdo vit.

Megjithatë, po shtohen provat se disa droga psikedelike mund t’u ofrojnë disa njerëzve një rrugëdalje nga duhani. Në një sondazh të vitit 2017, për shembull, 781 persona thanë se përdorimi i LSD-së, “kërpudhave magjike” ose një tjetër psikedeliku i kishte ndihmuar të reduktonin ose të linin duhanin.

Pse? Zgjidhja duket të jetë e natyrës filozofike. Pothuajse të gjithë ata që arritën të heqin dorë nga nikotina raportuan një përjetim të përbashkët: ata ndjenë papritur se prioritetet apo vlerat e jetës së tyre kishin ndryshuar – konkretisht, se duhani nuk u shërbente më.

“Madhësia e përvojës e zbehu këtë sfidë psikologjike që më parë dukej e pakapërcyeshme për të lënë duhanin,” thotë Matthew Johnson, autori kryesor i studimit dhe profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Johns Hopkins University në SHBA.

Dhe nuk është vetëm dëshmi anekdotike. Këto gjetje janë konfirmuar edhe në kushte laboratorike. Në mars 2026, Johnson dhe kolegët e tij publikuan provat më të forta deri më tani që tregojnë se terapia e bisedës e kombinuar me një dozë psilocibine – përbërësi kryesor psikoaktiv në “kërpudhat magjike” – është dukshëm më efektive për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin sesa terapia e kombinuar me patch-e nikotine.

Gjashtë muaj pas trajtimit, 42 personat që kishin marrë psilocibinë kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin lënë duhanin sesa grupi që përdori patch-e nikotine.

Substancat psikedelike mbeten të paligjshme në shumicën e vendeve të botës dhe përdorimi i tyre në kërkime apo prova klinike është i kontrolluar rreptësisht. Megjithatë, po shtohen provat që sugjerojnë se ato mund të përdoren për të trajtuar një sërë çrregullimesh të shëndetit mendor dhe varësish.

“Nuk ka pasur një medikament të ri për lënien e duhanit në SHBA prej 20 vitesh, ndaj potenciali këtu është premtues,” thotë Megan Piper, profesore e psikologjisë klinike në University of Wisconsin, Madison, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Megjithatë, nuk është ende e qartë pse “kërpudhat magjike” i ndihmojnë njerëzit të ndalojnë duhanin, dhe shkencëtarët vënë në pikëpyetje nëse këto rezultate mund të përsëriten në një popullsi më të madhe dhe më të larmishme, si dhe cilët mekanizma psikologjikë apo fiziologjikë janë në lojë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme