Kronika 4 Mars 2025, 14:42 Nga VNA

Nuredin Dumani rrëfen vrasjen makabre të Fatmira Dedës: E bëmë te garazhi të dukej si grabitje. Çdo ditë shkonte në varreza....

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani rrëfen vrasjen makabre të Fatmira Dedës: E
 

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, i cili mban statusin e të penduarit të drejtësisë, vijoi dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme. Këtë të martë, ai rrëfeu me detaje vrasjen e Fatmira Dedës, gruas që kërkonte nga drejtësia zbardhjen e vrasjes së djalit të saj. Sipas tij, vrasja e Fatmirës u urdhërua nga Festim Qoli.

Dumani tregoi se, bashkë me Talo Çelën, vendosën ta eliminonin Fatmirën, por kërkuan një mënyrë që ngjarja të mos dukej e rëndë.

"Fatmira Deda shkonte shpesh në varreza. E njihnim. Ajo shkonte atje sepse i kishin vrarë djalin dhe i shante këta Qolët," tha Dumani.

Ai sqaroi se makina për të vëzhguar lëvizjet e saj u sigurua nga Dorian Shkoza, i cili më vonë u ekzekutua së bashku me mikun e tij, Anxhelo Avdia, në Shënvlash.

"Kur e keni aktivizuar Dorian Shkozën?" e pyeti avokati.

"Ai u aktivizua pasi unë fola me Festim Qolin dhe Talo Çelën. Pasi u takuam me Festimin në palestër në Nish-Tullë, folëm me Talo Çelën të nesërmen ose pas dy ditësh. Po ashtu, fola edhe me Qimen, të cilin e kisha njohur përmes Talos në Elbasan. Ai kishte një makinë që ia dha Dorian Shkoza. Mjeti, një ‘Alfa Romeo’, u aksidentua gjatë ndjekjes së lëvizjeve të Fatmira Dedës. E mbaj mend pamjen e tij fizike, por emrin nuk ia kujtoj," theksoi Dumani.

Ai shtoi se Doriani i siguroi një makinë për ndjekjen dhe ekzekutimin e Fatmira Dedës.

"E dinim orarin e saj, ku shkonte dhe si lëvizte gjatë ditës. Fillimisht ishte planifikuar që vrasja të kryhej te varrezat, por më pas Festimi erdhi nga jashtë shtetit dhe na pyeti pse ende nuk e kishim bërë. Atëherë vendosëm ta kryenim vrasjen te garazhi, ku u përfshi edhe Agron Qoli," tha i penduari.

Dumani deklaroi se vendosën që eliminimi i saj të dukej si një grabitje.

"Festimi më tha se edhe Agroni do të ndihmonte si informator. Pasi hoqëm dorë nga vrasja te varrezat, Festimi sugjeroi që ta bënim te garazhi dhe ta sajonim si një grabitje. Unë i thashë që ishte e vështirë, pasi do të ishim në qytet," tregoi Dumani.

Sipas tij, Festimi kishte siguruar garanci se nuk do të kapeshin nga policia.

"Ai më tha se kishte marrë miratimin e njerëzve të tij dhe na garantoi që nuk do të na kapnin. Unë nuk e besova, sepse po lëvizja me makinë pa dokumente dhe me armë. Për këtë arsye, mora masa që të shmangnim policinë, dhe ashtu ndodhi," deklaroi ai.

Gjatë dëshmisë së Dumanit, pati reagime nga të pandehurit e tjerë.

"Do t'ju ha unë hallvën të gjithëve! Nuk mund të ma hani hallvën ju mua," u shpreh Dumani.

"Do ta shohim kush ia ha hallvën tjetrit! Pse rren?" iu përgjigj i pandehuri Enver Diva.

Video

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme