Bota 2 June 2026, 21:45 Nga VNA

Nis hetimi ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez për pretendime mbi sjellje të pahijshme seksuale

Ndaje në Whatsapp
Nis hetimi ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez për pretendime mbi sjellje

Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur një hetim ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas tre burimeve të cituara nga CNN.

Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime, bëjnë të ditur se paneli ka nisur kontaktet fillestare për të verifikuar një artikull të New York Post, ku pretendohej se Gomez ishte parë duke u puthur me një asistente gjatë një feste private në vitin 2023. Zëdhënësi i deputetit i ka mohuar këto pretendime, duke i cilësuar si “të pavërteta”.

Sipas raportimeve, gjatë verifikimeve të këtij rasti, hetuesit kanë marrë informacione edhe për pretendime të tjera të ngjashme, të cilat tashmë po shqyrtohen në kuadër të hetimit.

Në një deklaratë publike, Gomez pranoi se ka bërë gabime personale në të kaluarën, të cilat kanë ndikuar në familjen e tij, por theksoi se ato nuk përbëjnë shkelje ligjore apo shkelje të rregullave të Kongresit.

Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me Komitetin e Etikës dhe të ofrojë çdo informacion të nevojshëm.

“Vite më parë kam bërë gabime personale jashtë martesës që kanë shkaktuar dhimbje reale për familjen time. Edhe pse veprimet e mia ishin konsensuale dhe nuk shkelin ligjin apo rregullat e etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, kjo nuk e zbeh ndikimin që kanë pasur tek ata që dua më shumë,” deklaroi ai.

Hetimi ndaj Gomez, i cili nuk ishte bërë publik më herët dhe ndodhet ende në fazat fillestare, shihet si pjesë e përpjekjeve të Komitetit të Etikës për të trajtuar seriozisht akuzat për sjellje të pahijshme brenda Kongresit amerikan.

Komiteti nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen, ndërsa Gomez përfaqëson distriktin e 34-t në Kaliforni.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme