Rajoni 29 April 2025, 15:40 Nga VNA

Ngërç në Prishtinë, BE paralajmëron: Pa qeveri s’ka kandidaturë për anëtarësim

Ndaje në Whatsapp
Ngërç në Prishtinë, BE paralajmëron: Pa qeveri

Bashkimi Europian po pret formimin e qeverisë së re në Kosovë për të rifilluar dialogun për integrimin e vendit. Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se ngritja e institucioneve dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë janë parakushte për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Jemi në kontakt me politikanët në Prishtinë. Ata pretendojnë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, gjë që është kusht për nisjen e negociatave apo marrjen e statusit të kandidatit,” tha Kos.

Ndërkohë, në Kosovë, procesi i konstituimit të institucioneve vijon të zvarritet. Edhe seanca e tetë me radhë për formimin e Kuvendit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, duke thelluar ngërçin institucional pas zgjedhjeve.

E pyetur për mundësinë e heqjes së masave sanksionuese të vendosura ndaj Kosovës gjatë qeverisjes Kurti 2, Komisionerja Kos theksoi se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare të BE-së.

“Nëse shtetet anëtare bien dakord për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë. Por për momentin, jo të gjitha janë në favor të kësaj,” theksoi ajo.

Ajo komentoi edhe për Serbinë, duke nënvizuar se vendi duhet të rikthehet në rrugën europiane me vepra konkrete. “Serbia ka bërë shumë premtime, por tani duhet të shohim nëse po i zbaton ato,” tha Kos, duke përmendur rëndësinë e reformave në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe mediat.

Për rajonin, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit, ndërsa kritikoi qasjen e liderëve si presidenti i entitetit të Republikës Serpska, me të cilët, sipas saj, është e vështirë të punohet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme