Bota 3 June 2026, 21:35 Nga VNA

Netanyahu pranon dallimet me Trump: Kemi mosmarrëveshje taktike, por të njëjtin qëllim për Iranin

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu pranon dallimet me Trump: Kemi mosmarrëveshje taktike, por

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se ekzistojnë disa mosmarrëveshje taktike me presidentin amerikan, Donald Trump, megjithëse, sipas tij, të dy liderët mbeten në një linjë sa i përket objektivave kryesore ndaj Iranit.

Në një intervistë për mediat amerikane, Netanyahu komentoi raportimet për një telefonatë të fundit me Trump, i cili sipas Neë York Post kishte deklaruar se e kishte quajtur liderin izraelit “të çmendur”. Pavarësisht kësaj, ai theksoi se bashkëpunimi mes tyre vazhdon të jetë i fortë.

Sipas Netanyahut, Izraeli dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat objektiva strategjike, ndërsa dallimet lidhen kryesisht me mënyrën dhe taktikat për arritjen e tyre.

Duke folur për CNBC, kryeministri izraelit deklaroi se konflikti me Iranin “nuk ka përfunduar ende”, por shtoi se Teherani është dobësuar ndjeshëm. Ai theksoi se si forcat izraelite ashtu edhe ato amerikane mbeten të gatshme për veprime të mëtejshme nëse situata do ta kërkojë.

Megjithatë, Netanyahu nënvizoi se çdo vendim për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak do t’i takojë presidentit amerikan. Ai zbuloi gjithashtu se komunikimi me Trump është i vazhdueshëm, duke thënë se dy liderët flasin pothuajse çdo dy ditë.

Kreu i qeverisë izraelite shtoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për largimin e materialit bërthamor nga Irani, ndërsa deklaratat e tij vijnë vetëm pak kohë pasi Trump pretendoi se Teherani ka pranuar të mos zhvillojë armë bërthamore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme