Bota 3 June 2026, 16:21 Nga VNA

Trump: Po të mos isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte sot

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-03 at 4.20.51 PM.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një nga deklaratat e tij më të forta lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se pa ndërhyrjen e tij Izraeli nuk do të ekzistonte sot.

Në një intervistë për podcastin “Pod Force One”, Trump hodhi poshtë pretendimet se ishte shtyrë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu drejt luftës me Iranin, duke këmbëngulur se vendimi ishte tërësisht i tij.  

“Unë jam ai që e nisa. E nisa sepse nuk mund t’i lejonim Iranit të kishte armë bërthamore. Kjo lidhet drejtpërdrejt me Izraelin, sepse ata ndoshta do të ishin të parët që do të goditeshin. Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani”, deklaroi Trump.  

Deklarata vjen në një moment tensionesh të dukshme mes Trump dhe Netanyahut. Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu raportimet se gjatë një telefonate të zhvilluar këtë javë e kishte quajtur Netanyahun “të çmendur”, për shkak të vazhdimit të operacioneve ushtarake izraelite në Liban. Megjithatë, Trump insistoi se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me kryeministrin izraelit.  

“U shqetësova nga luftimet e vazhdueshme me Libanin. Në një moment i thashë: ‘Bibi, duhet ta ndalojmë këtë’”, tha Trump, duke shtuar se konflikti rrezikon të minojë përpjekjet diplomatike në rajon.  

Komentet e presidentit amerikan vijnë ndërsa Uashingtoni po përpiqet të ruajë armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe paralelisht po zhvillon negociata me Iranin për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit rajonal.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme