Bota 3 June 2026, 15:04 Nga VNA

“Po grekët ku janë?” – Polemika në Greqi për filmin e ri “Odisea” të Christopher Nolan

Ndaje në Whatsapp
“Po grekët ku janë?” – Polemika në Greqi

Filmi i ri i shumëpritur i regjisorit Christopher Nolan, “The Odyssey”, po shkakton debat në Greqi edhe para daljes në kinema. Arsyeja nuk lidhet me cilësinë e filmit apo me zgjedhjet artistike, por me një pyetje shumë më të thjeshtë: si është e mundur që një film i bazuar në veprën më të famshme të Homerit nuk ka asnjë aktor grek në kast?

Debati u ndez pas publikimit të detajeve të para mbi filmin, ku rolet kryesore interpretohen nga aktorë si Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, Charlize Theron, Lupita Nyong’o dhe Robert Pattinson. Ndërsa producentët kanë theksuar se kasti është përzgjedhur për të qenë “përfaqësues i botës”, shumë grekë pyesin pse në këtë përfaqësim mungon pikërisht populli që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Odiseut.

Në mediat greke dhe rrjetet sociale janë shfaqur reagime të shumta, ku përmenden emra të aktorëve me origjinë greke që mund të kishin qenë pjesë e projektit, nga Theo James te Billy Zane, Jennifer Aniston apo Dave Bautista. Kritikët argumentojnë se Hollywood-i prej dekadash ka përdorur mitologjinë greke si burim frymëzimi, por rrallëherë u ka dhënë hapësirë aktorëve grekë në ekran.

Sipas kritikëve të filmit në Greqi, problemi nuk është se rolet po interpretohen nga aktorë jo grekë, por fakti se në një prodhim kaq të madh mungon qoftë edhe një përfaqësues i vendit që ka krijuar këto mite. Ata argumentojnë se ndërsa Hollywood-i është bërë gjithnjë e më i ndjeshëm ndaj përfaqësimit kulturor në histori të tjera, mitologjia greke vazhdon të trajtohet si një trashëgimi universale nga e cila grekët modernë përjashtohen.

Debati prek edhe një çështje më të thellë identitare. Për shumë grekë, “Odisea” nuk është thjesht një vepër e letërsisë botërore, por pjesë e kujtesës dhe kulturës së tyre kombëtare. Në shkollat greke, nxënësit mësojnë fragmente të Homerit në greqishten e lashtë dhe emra si Odise, Akil apo Athina vazhdojnë të përdoren edhe sot.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, shumica e komentuesve në Greqi pranojnë se filmi pritet me interes të madh. Polemika nuk ka të bëjë me refuzimin e projektit të Nolanit, por me ndjesinë se një nga historitë më të rëndësishme të trashëgimisë helene po tregohet sërish pa praninë e vetë grekëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme