Kronika 30 May 2025, 11:25 Nga VNA

Mungesa e avokatit shtyn procesin për dosjen “Metamorfoza”, gjobitet mbrojtësja e Asmer Bilalit

Ndaje në Whatsapp
Mungesa e avokatit shtyn procesin për dosjen “Metamorfoza”,

Mungesa e avokatit të Asmer Bilalit u bë shkak për shtyrjen e procesit për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.

SPAK deklaroi në seancë se avokatët po bëhen shkak për shtyrjen e procesit dhe kërkoi caktimin e avokatëve kryesisht dhe të vijonte gjykimi. Një nga avokatët kryesisht tha se nuk e njihte dosjen për Asmer Bilalin.

Gjykata, në këto kushte, gjobiti me 30 mijë lekë avokaten tjetër të Asmer Bilalit dhe shtyu seancën.

Të pandehurit e dosjes Metamorfoza, Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita, akuzohen për vrasje, plane për vrasje dhe grup kriminal apo korrupsion në rastin e zyrtarëve të drejtësisë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme