Kronika 30 May 2025, 10:22 Nga VNA

Arrestohet 33-vjeçari në Kavajë për disa vjedhje banesash/ Policia sekuestron sende të vjedhura dhe lëndë narkotike

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 33-vjeçari në Kavajë për disa vjedhje banesash/

33-vjeçari, Klisman Harumi është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera në banesa në qytetin e Kavajës dhe në fshatin Synej, gjatë periudhës gusht 2024 – shkurt 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e kryera kanë zbuluar se Harumi ka qenë i përfshirë në të paktën tre raste vjedhjesh, ku ka marrë pajisje elektronike dhe sende të tjera me vlerë.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, si edhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Autoritetet deklarojnë se vijojnë hetimet për të identifikuar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë 33-vjeçari. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme