Kronika 29 Maj 2025, 13:09 Nga VNA

Zbardhja e dëshmisë së Erion Alibej/ Rrëfimi i plotë për lidhjet me Dumanin, Çelën dhe rrjetet e trafikut të drogës

Ndaje në Whatsapp
Zbardhja e dëshmisë së Erion Alibej/ Rrëfimi i plotë

Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë”, Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.

Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.

Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje.

Arjani erdhi në Shqipëri.

Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.

Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.

Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C-Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të Ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar.

Takimi zgjati 2 orë e 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.

Prokurorët: Na tregoni për veten.

Alibej: Babai mu më ka lënë të vogël. Kemi qenë familje e respektuar në qytet. Vëllai fillimisht emigroi në Greqi, më vonë në Itali. Gjatë kësaj kohe ai është marrë me veprimtari të jashtëligjshme, trafik droge. Unë jam kujdesur për nënën dhe nuk jam përfshirë.

Nga 2006-2010 vëllai është marrë me trafik. Në 2010 emigroi në Holandë dhe derisa ndërroi jetë ishte me dokumente holandeze. Në vijimësi, vëllai, Endrit Dylgjeri (Alibej), është marrë me trafik droge.

Në 2010 unë shkova në Itali të merrja disa ilaçe për nënën. Vëllai kërkohej nga policia italiane. Ditën e fundit që do kthehesha, më arrestoi policia. U bë një proces dhe u dënova 3 vjet e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit, edhe pse nuk isha. Në 2012 u lirova. Endriti më dërgoi një vajzë, që më mori me makinë dhe shkuam në Roterdam, Holandë.

Ditën që i shkova në shtëpi, aty gjeta edhe Hajdar Çopjen. E njihnim si elbasanlli.

I them Endritit, po ky? Sa ka ardhur, më tha, do e ndihmoj sa të gjejë një shtëpi.

Endriti kishte shumë njohje e lidhje në Holandë për trafikun e drogës. Të gjithë donin të punonin me të. Ai punonte me Anglinë, me Italinë, me Belgjikën. Të gjithë ia kishin nevojën.

Alibej: Endriti ishte 2 vjet më i madh se unë. Neve na la xhaxhai një biznes. Në moshën 16-vjeçare vëllai nisi emigrimin. Asnjëherë nuk ka punuar në punë të ligjshme.

Prokurorët: Cilat ishin njohjet tuaja të përbashkëta në Shqipëri?

Alibej: Unë, njohje në Elbasan, që jemi rritur, ka qenë Suel Çela. Edhe vëllai kishte shumë, mes të cilëve Hajdar Çopjen. I njihnim familjarisht. Franc Çopja ka qenë fëmijë atëherë.

Prokurorët: Çfarë ndodhi më vonë?

Alibej: Në periudhën që Endritit ia kishin nevojën shumë. Endriti ishte një nga ata që kishte njohjet për shpërndarje të brendshme. Kjo pasi linjat e drogës, përveç futjes në BE, ju duhej pikë e fortë për shpërndarjen.

Në periudhën që shkova në Holandë, pashë që Endriti, për ngarkesat në Angli kishte probleme. I kishin kapur disa ngarkesa dhe kishte disa borxhe. Tek baza në Angli kishte probleme. I propozova të shkoja unë në Angli, por nuk pranoi. Unë u ktheva në Shqipëri.

Para se të kthehesha pata një hatërmbetje me Suel Çelën. Kjo edhe për shkak të Arjan Spahiut.

Njëherë më thotë Endriti se po vjen tek shtëpia Sokol Sanxhaktari, Sueli dhe një person tjetër.

I thashë, po pse, pasi edhe Sueli kishte pasur një problem me Endritin në Holandë.

Unë i kisha thënë Suelit të mos përplasej me Arjanin. Suelin e quanin “minorenin”, pasi e ka nisur trafikun e drogës në Itali kur ishte minoren. U arrestua në Itali në 2006 ose 2007.

Unë kam qenë i afërt me familjen Çela. Më konsideronin si djalë të shtëpisë. Në atë periudhë Klodian Çopja dhe Suel Çela kishin identifikuar bazën e Hajdar Çopjes dhe i vjedhin 2 kg kokainë.

Nga kjo periudhë Hajdar Çopja u prish me Klodianin, që e kishte kushëri të dytë.

Ndërkohë që Suel Çela ishte në arrest shtëpie, më kërkoi mua që Arjan Spahiu ta ndihmonte për të ikur nga arresti i shtëpisë. Arjani iku nga Spanja dhe e mori në Itali. Më vonë e ndihmoi, por u grindën për një borxh të Suelit për gjysmë kg drogë.

Që atëherë, kur u përleshën me duar, unë vendosa të mos i flisja asnjërit prej tyre.

Gjatë periudhës që nuk i flisja, Sueli më erdhi tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarin dhe një djalë tjetër.

Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktarin. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine.

SPAK: Si ka qenë jeta juaj para vrasjes së vëllait?

Në jetën time nuk jam marrë askund me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain. Se e kam vëlla.

Por më pas, nga problemet ekonomike të Endritit, ai më kishte kërkuar të shkoja në Angli. Shkova me kamion, në fillim të 2016, te familja e xhaxhait tim, që jetonte prej shumë vitesh aty. Ata nuk dinin asgjë, kisha mundësi të shisja kokainë, por nuk kisha mundësi të gjeja shtëpi.

Asokohe Hajdar Çopja jetonte në Holandë dhe ua çonte drogën shpërndarësve në Gjermani me “kuaj”.

Video

Andi Mustafaj ka njoftuar largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, dorëheqje që do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti. Mustafaj thekson se tre vite në këtë detyrë kanë qenë të mjaftueshme për të realizuar vizionin e tij dhe nënvizon se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të pengojnë garën e brendshme. Ai i referohet rëndësisë së meritokracisë dhe dërgon një sinjal të qartë për nevojën e hapjes dhe rinovimit të brendshëm në PD, një mesazh që shihet edhe si kritikë e tërthortë ndaj lidershipit aktual të partisë. “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD. Kujtojmë se Mustafaj u bë i njohur në fushatën e 11 majit përmes videove të shkurtra në rrjetet sociale me të cilat e mundte Ramën çdo ditë, deri ne 11 maj. https://www.vna.al/politika/andi-mustafaj-jep-doreheqjen-nga-drejtimi-i-departamentit-brain-gain-ne-i13965

?Denoncimi i aktorit të "Game of Thrones": Fëmijët në Gaza po organizojnë funerale tyre! ?Një nga yjet e serialit “Game of Thrones”, Liam Cunningham, i pranishëm në Barcelonë për nisjen e Flotiljes Global Sumud, u tregoi të pranishmëve një video të Fatimës, një vajzë 5-vjeçare nga Gaza që këndonte një këngë. “Ajo që donte të këndohej në rast se ajo vdiste”, shpjegoi Cunningham i prekur emocionalisht. “Më pas Fatima u vra nga izraelitët”. “Në çfarë vrime të zezë kemi rënë”, shtoi aktori, “nëse fëmijë 5 apo 6-vjeçarë detyrohen të organizojnë vetë funeralet e tyre?”.

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një viktimë dhe një i plagosur Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e ngjarjes, ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti është dëmtuar plotësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ylli kosovar i Juventusit, Edon Zhegrova, u prit mëngjesin e sotëm nga dhjetëra tifozë, mes të cilëve disa mbanin flamurin e UÇK-së. Futbollisti nënshkroi autografe dhe vazhdoi drejt qendrës mjekësore për testet para firmosjes së kontratës. Në video duket pritja e ngrohtë dhe entuziazmi i tifozëve për Zhegrovën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme