Kronika 29 May 2025, 08:04 Nga VNA

Ekzekutimi i Elis Roshkodol në Shkodër, Voltan Xhani do hetohet nga SPAK/ Dyshime për grup kriminal

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Elis Roshkodol në Shkodër, Voltan Xhani do hetohet nga

Hetimet për vrasjen e Elis Roshkodolit në Shkodër do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme.

Burime për VNA bëjnë me dije se pas arrestimit të Voltan Xhanit gjatë aksionit “Enigma” në Durrës, Prokuroria e Shkodrës e ka përcjellë dosjen për kompetencë në SPAK, pasi ka zbuluar se atentati është organizuar dhe kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Xhulio Malo është arrestuar për pjesëmarrje në vrasjen e Roshkodolit më 30 gusht të vitit të kaluar.

Ndërsa Voltan Xhani, edhe pse dyshohet për momentin për krijim të kushteve për të kryer vrasje, pasi në servisin e tij u gjet makina e përdorur në krim, tashmë ka dyshime se është organizator dhe financues i atentatit.

Ka dyshime të forta se vrasja ka për motiv përplasjen e grupeve në trafikun e kokainës, pasi si Voltan Xhani, ashtu edhe viktima Elis Roshkodoli, ishin të skeduar në trafikun e drogërave të forta.

Bashkë me Voltan Xhanin është arrestuar dhe vëllai i tij, Jugerti.

Elis Roshkodoli u ekzekutua në një lokal në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje me 24 plumba.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme