Kronika 29 May 2025, 16:51 Nga VNA

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Erion Alibej: Masakra e Bradasheshit u urdhërua nga Suel Çela

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Erion Alibej: Masakra e

Pas dëshmisë së bujshme të Nuredin Dumanit, një tjetër figurë kyçe e dosjes “Plumbi i Artë”, Erion Alibej, ka rrëfyer në detaje ngjarjen tragjike të ndodhur në Bradashesh më 29 maj 2020, ku mbetën të vrarë vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Në dëshminë e tij, Alibej tregon se pas një qëndrimi në Angli, ishte kthyer përfundimisht në Shqipëri në vitin 2018 dhe jetonte në ilegalitet, pasi ishte shpallur në kërkim për një përplasje me armë me një person të quajtur Xhoni Rusta në Tiranë.

Dëshmia plotë

Pas një takimi që patëm në shtëpinë e Suel Çelës, unë u ktheva sërish në Angli. Në vitin 2018 u riktheva përfundimisht në Shqipëri. Kisha një “Audi” gri dhe më kishin thënë që Xhoni Rusta na ndiqte nga pas. Në një rast e njoha makinën e tij. Po kaloja te “5 Maji” kur vura re një makinë që më ndiqte. Ishin katër persona brenda. Mbaja armë në makinë. Më parakaluan dhe, kur u bëmë paralel, pashë që në timon ishte Xhoni Rusta. I qëllova makinës. Për këtë më shpallën në kërkim. Nga ajo kohë deri te ngjarja e Bradasheshit, unë kam qenë në kërkim.

Rrija herë në shtëpinë time, herë te një shok në Durrës. Pjesën më të madhe të kohës isha në shtëpinë e Aldo dhe Kevi Bahos, të cilët jetojnë në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit. Në qershor 2019 u bë një atentat ndaj Kevi Bahos.

Gjatë kësaj kohe mbaja kontakte me Anglinë, ndërsa Endriti vijonte aktivitetin në Holandë. Hajdar Copja e prezantoi Endritin me një djalë që ai e kishte ortak në narkotrafik deri në fund. Ky person i kishte blerë një makinë Francit – një makinë me vend të posaçëm për drogë. Më pas kjo makinë u grabit dhe pati përplasje për këtë çështje.

Herën e parafundit që erdhi Endriti ishte në shtator të vitit 2018, bashkë me një shtetas turk – personi që u vra në masakrën e Bradasheshit. Unë u vetëdorëzova pasi më vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi. Kisha edhe një radio policie, të cilën ma kishte siguruar dikush që njihja përmes Genc Tafilit.

Më 29 maj, sapo ishim larguar nga një gëzim familjar, më telefonuan. Në atë moment pashë një X5 të bardhë të Mikael Qoses përpara fast-food-it të Dine Çamit. Kur u përshëndetëm, i thashë Mikaelit: “A ke hekur me vete?” Ai më tha: “Jo, çfarë ka ndodhur?” I thashë: “I kanë qëlluar Endritit.” Në makinë me të ishte edhe Ervis Copja, që i thërrisnin Liçe.

Shkova menjëherë në Bradashesh. Atje ishin vetëm familjarët e mi, askush tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para ishte një Range Rover me targa rumune që e përdorte Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti, pak i dehur, i tha kunatës sime në momentin e nisjes: “Shko në makinën e grave.” Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Në Bradashesh ndodhi atentati. Unë isha i pari që shkova në vendin e ngjarjes. Ishte errësirë. Aty zakonisht qëndronte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, çka më ngriti dyshime. Gjeta familjarët e mi në një situatë që nuk mund ta përshkruaj.

E para që hapi derën e Range Rover-it ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Fillimisht menduan se kishte ndodhur aksident. Endritin e gjeta ende të ngrohtë. Edhe shtetasi turk po ashtu. Xhaxhai pas tij ishte i pajetë. Pastaj erdhi policia dhe ambulanca. Endriti kishte plumba nën krah. E çuam në spital, por më vonë mësuam se kishte ndërruar jetë.

U ktheva në shtëpi, ku nisën të vinin shumë miq dhe të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat – Florenc Çapja, Bledar Muça dhe Ervis Caushllari (Korçari). I ndava mënjanë dhe i dëgjova. Bledar Muçën e takoja për herë të parë, ndërsa Florenc Çapjen për herë të dytë. Më tha Bledar Muça: “I kisha thënë Endritit të bënte kujdes.” I thashë: “Nga kush?” Ai tha: “Suel Çela, askush tjetër. Ai i bën këto masakra.”

Më tha gjithashtu se kishin qenë me një Benz gri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme