Sociale 14 January 2025, 16:11 Nga VNA

Moti i keq, disa akse rrugore të bllokuara. Në Veri problem edhe energjia elektrike

Ndaje në Whatsapp
Moti i keq, disa akse rrugore të bllokuara. Në Veri problem edhe

Dëbora dhe ulja e temperaturave ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Mësohet se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe ?temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

? RAJONI VERIOR Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka ?reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje. Krumë - Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë. Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore. Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë - Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht. Në aksin U. Zapotit – Shishtavec,  reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë. Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm. Në aksin Kukës - Krumë dhe Kukës - U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë.  Qarkullimi vijon pa ndërprerje. Në aksin Fushë Arrëz - Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë. Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë. ?RAJONI QENDOR Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk - Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau - Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë - Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur. Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i ?automjeteve rekomandohet me zinxhirë. ?RAJONI JUGOR Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna  për pastrimin e dëborës. Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas. Në segmentin Ersekë- Leskovik,  trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6. Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec. ‼️Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme