Sociale 14 January 2025, 09:36 Nga VNA

Monitorimi i kanabisit mjekësor, “Big Brother” me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri

Ndaje në Whatsapp
Monitorimi i kanabisit mjekësor, “Big Brother” me kamera 24

Qeveria ka përcaktuar në një vendim të veçantë elementët e sigurisë që duhet të aplikohen për mbrojtjen e sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit mjekësor por edhe transportit e lëndëve të para me automjete të dedikuara.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare tashmë ka hyrë në fuqi duke përcaktuar në disa pika masat që duhet të merren nga subjektet e licencuara.

Kështu këto sipërfaqe sipas vendimit duhet të monitorohen 24 në 24 me kamera me specifika të veçanta.

“Ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave ÇTV, i pajisur me readertë inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, prej të paktën 1280 x 720, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie Cloud, me vendndodhje në një nga vendet e BE-s” thuhet në vendim.

Po kështu sa i takon sistemit të alarmit vendimi përcakton se duhet të jetë i lidhur në nivel qendror dhe vendor për të lajmëruar në rast problematikash sallën e komandimit apo informacionit në Policinë e Shtetit.

Vendimi përcakton gjithashtu se sipërfaqja ku ushtrohet aktiviteti ruhet 24 orë pa ndërprerje nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike që përfshin dhe shërbim reagimi me grup verifikimi sinjalesh. Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba.

Një tjetër element është ai i portave të sigurisë që do të jenë hekuri dhe ku do të mund të kalojnë vetëm persona që kanë autorizim aksesi.

Porta e hyrjes kontrollohet nga personel i autorizuar për sigurinë, i cili mban evidencë për çdo hyrje-dalje të personave, automjeteve dhe mallrave.

Vendimi përcakton se skema e sigurisë së objektit, së bashku me procedurat e sigurisë, planin e dislokimit dhe transportin e sigurt të cannabis-it përgatitet nga drejtuesi teknik i subjektit të ngarkuar për ruajtjen e sigurinë fizike dhe miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti dhe hartohet në 4 (katër) kopje origjinale, të cilat i vendosen në dispozicion nga 1 (një) kopje subjektit, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia), subjektit të ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objek.

I njëjti ndalet edhe tek transporti dhe siguria që duhet të ketë ky proces ku në pikën e parë nënvizohet se transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet.

“Transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj të destinuara për përdorim mjekësor, të prodhuara nga bima e cannabis-it nga prodhuesi i licencuar, duhet të bëhet me mjete transporti të tilla që të sigurojnë ruajtjen e barit në temperatura as më të larta e as më të ulëta sesa ajo që thuhet në etiketim ose fletudhëzuesin e barit” thuhet në vendim. Makinat duhet të jenë të pajisura me GPS teksa për çdo raste lëvizje të bimës apo fidanit duhet të lajmërohen strukturat shtetërore 5 ditë para./MONITOR

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme