Opinion 12 June 2026, 07:46 Nga VNA

Momenti i fundit për të shpëtuar shtetin

Ndaje në Whatsapp
Momenti i fundit për të shpëtuar shtetin

Nga Rudian Zekthi

Shqiptari i sotëm ndodhet përballë një realiteti politik dhe kulturor që është bërë i papranueshëm. Përtej propagandës së përditshme dhe retorikës partiake, ekziston një fakt që nuk duhet harruar kurrë: forca politike që qeveris vendin sot është trashëgimtare e një partie të themeluar në vitin 1941. Harrimi i këtij fakti ka bërë të mundur që ajo të degradojë vazhdimisht, deri në pikën ku mbijetesa e saj politike duket se varet nga dobësimi i vetë shoqërisë shqiptare.

Kur një parti arrin të deklarojë se do të largohet nga pushteti vetëm kur të dojë vetë dhe jo kur ta kërkojnë qytetarët, kemi hyrë në një territor të rrezikshëm për demokracinë. Kjo nuk është më thjesht çështje rotacioni politik. Është një krizë e marrëdhënies mes pushtetit dhe popullit.

Në këto kushte, përmendja e dështimeve të qeverisjes është bërë pothuajse e panevojshme. Çdo sektor që prek, të përball me probleme. Paradoksi është se sa më shumë përkeqësohet situata, aq më shumë lind pyetja se si vazhdon ende të mbijetojë shoqëria shqiptare pa u shpërbërë.

Përgjigjja është se procesi i shkatërrimit nuk ndodh menjëherë. Ai është gradual. Pikërisht për këtë arsye, momenti që po jetojmë mund të jetë ndër të fundit kur ende ekziston mundësia për të ndryshuar drejtimin e vendit.

Protesta është një reagim i natyrshëm dhe i nevojshëm. Ajo shpreh zemërimin dhe refuzimin qytetar. Por protesta, e vetme, nuk mjafton. Problemi nuk është vetëm një qeveri apo një kryeministër. Problemi është një sistem që riciklon vazhdimisht format më të këqija të sjelljes politike dhe shoqërore, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikthimin e meritës, dinjitetit dhe së mirës publike.

Një nga simptomat më shqetësuese të këtij sistemi është normalizimi i mekanizmave të kontrollit politik mbi qytetarët. Vetë ekzistenca e patronazhistëve dhe krenaria me të cilën ata promovohen nga pushteti përbën një kërcënim për lirinë qytetare. Kur qytetari fillon të besojë se po vëzhgohet për bindjet e tij politike, demokracia ka hyrë në një fazë alarmante.

Nëse do të duhej të zgjidhej vetëm një arsye për të kërkuar ndryshim, kjo do të mjaftonte. Por rreziku më i madh nuk është vetëm vazhdimi i kësaj gjendjeje. Rreziku është që me kalimin e kohës të humbasim aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja, normalen nga e papranueshmja.

Dhe kur një shoqëri humbet këtë aftësi, atëherë problemi nuk është më vetëm politik. Ai bëhet ekzistencial.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme