Lifestyle 19 August 2025, 07:34 Nga VNA

Fibromialgjia, sëmundja e emocioneve të pashprehura që po dëmton mijëra njerëz

Ndaje në Whatsapp
Fibromialgjia, sëmundja e emocioneve të pashprehura që po

Fibromialgjia është një nga ato sëmundje të padukshme që shkatërrojnë njeriun nga brenda, ndërsa nga jashtë duket sikur gjithçka është në rregull. Dhimbje të vazhdueshme në muskuj dhe nyje, lodhje ekstreme, pagjumësi dhe ndjenja ankthi – janë disa nga simptomat që e bëjnë këtë gjendje një barrë të rëndë, sidomos për gratë.

Por çfarë është në të vërtetë fibromialgjia? Specialistët gjithnjë e më shumë po e lidhin këtë sindromë me emocionet e pashprehura dhe konfliktet e brendshme. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, organi që ndikohet më shumë është mëlçia – depoja e emocioneve të shtypura. Dhe kur kjo energji nuk çlirohet, ajo manifestohet përmes dhimbjes.

 

“Nuk ka ndarje mes mendjes dhe trupit – mendimet, ndjenjat dhe shëndeti fizik janë të lidhur ngushtë. Fibromialgjia është një pasojë e kësaj ndarjeje të pavetëdijshme që ne bëjmë çdo ditë”, thuhet nga ekspertët.

 

Simptomat përfshijnë:

– Dhimbje të përgjithshme trupore

– Lodhje e vazhdueshme

– Pagjumësi

– Probleme me kujtesën dhe përqendrimin

– Dhimbje koke, ankth, menstruacione të dhimbshme, ndjesi tensionesh në trup

 

Pse preken më shumë gratë?

Fibromialgjia prek më shpesh gratë se burrat. Sipas specialistëve, kjo lidhet me natyrën më emocionale të grave dhe faktin se ato shpesh janë më të shtypura emocionalisht që në fëmijëri. Kultura, familja, shoqëria – të gjitha ndikojnë në modelimin e një sjelljeje ku ndjenjat nuk shprehen, por shtypen.

A është e shërueshme fibromialgjia?

Megjithëse konsiderohet sëmundje kronike, ekspertët theksojnë se përmirësimi është i mundur – madje i prekshëm – nëse individi është i gatshëm të ndryshojë mënyrën e të menduarit, të ndjerit dhe të vepruarit. Ndryshimi i stilit të jetesës, menaxhimi i stresit, ushqyerja e shëndetshme dhe trajtimet integrative janë hapa kyç drejt përmirësimit.

Në ndihmë mund të vijë edhe stimulimi transkranik, një teknikë që ndikon në aktivitetin elektrik të trurit dhe rrit prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe melatonina, që ndihmojnë në rregullimin e gjumit dhe humorit.

 

Fibromialgjia – sëmundje moderne?

Jo domosdoshmërisht. Ajo ka ekzistuar gjithmonë, por sot është më e përhapur për shkak të stilit të jetesës së ngarkuar, presionit për të qenë të përkryer në çdo aspekt – në punë, familje dhe shoqëri. Shpesh, gratë ndihen të rraskapitura nga barra e shumë roleve që mbajnë mbi supe.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme