Lifestyle 15 August 2025, 14:17 Nga VNA

AI krijon antibiotikë të rinj kundër gonorresë dhe super-baktereve rezistente

Ndaje në Whatsapp
AI krijon antibiotikë të rinj kundër gonorresë dhe

Inteligjenca artificiale ka dizajnuar dy antibiotikë të rinj potencialë, që mund të luftojnë gonorrenë dhe bakterin vdekjeprurës MRSA, kanë bërë të ditur studiuesit e MIT në SHBA.

Këto ilaçe, të ndërtuara nga AI atom pas atomi, treguan efikasitet në laborator dhe në testime te kafshët. Megjithatë, nevojiten ende vite pune, përmirësime dhe prova klinike përpara se të mund të përdoren te njerëzit.

Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të shënojë “epokën e dytë të artë” të zbulimit të antibiotikëve, në një kohë kur rezistenca ndaj tyre po shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit në mbarë botën.

Si funksionon zbulimi me AI?

Ndryshe nga përpjekjet e mëparshme që përdornin AI për të analizuar përbërës të njohur, studiuesit e MIT shkuan një hap më tej: AI krijoi molekula të reja për të luftuar gonorrenë dhe MRSA (një bakter rezistent që mund të jetë vdekjeprurës).

AI analizoi 36 milionë përbërje kimike, përfshirë edhe ato që nuk ekzistojnë ende. Ajo u trajnua me struktura molekulare të ilaçeve të njohura dhe efektin e tyre mbi baktere të ndryshme. Më pas, krijoi molekula të reja që nuk ngjajnë me antibiotikët ekzistues dhe nuk janë toksike për njeriun.

Dy përbërësit më premtues u testuan me sukses në laborator dhe te minjtë e infektuar, duke shënuar një arritje të rëndësishme shkencore.

Shpresa dhe sfida

“Jemi të emocionuar sepse tregojmë që AI mund të përdoret për të dizajnuar antibiotikë krejtësisht të rinj,” tha prof. James Collins nga MIT.

“AI mund të na ndihmojë të krijojmë molekula të reja, më shpejt dhe më lirë.”

Por përpara se këto ilaçe të testohen te njerëzit, kërkohet 1 deri në 2 vjet punë shtesë për rafinim, ndjekur nga testime të gjata klinike për siguri dhe efikasitet – një proces i gjatë dhe i kushtueshëm, pa garanci suksesi.

Ekspertët vlerësojnë qasjen e re si shumë premtuese, por theksojnë se sfida mbeten edhe në prodhimin e këtyre molekulave – nga 80 përbërje të dizajnuara për gonorrenë, vetëm dy u arrit të prodhoheshin realisht.

Pengesa ekonomike

Përveç sfidave shkencore, ekziston edhe një problem ekonomik: antibiotikët e rinj duhen përdorur shumë rrallë, për të shmangur rezistencën – gjë që i bën pak fitimprurës për kompanitë farmaceutike.

Prof. Chris Dowson nga Universiteti i Warwick e quajti studimin “një hap të madh përpara në zbulimin e antibiotikëve”, por shtoi: “Si mund të zhvillosh një ilaç që, për të mirën e njerëzimit, nuk duhet shitur shumë?”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme