Lifestyle 12 August 2025, 11:25 Nga VNA

Harry dhe Meghan rinovojnë marrëveshjen shumëvjeçare me Netflix

Ndaje në Whatsapp
Harry dhe Meghan rinovojnë marrëveshjen shumëvjeçare me

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit të tyre me Netflix për realizimin e filmave dhe serialeve, në kuadër të një marrëveshjeje “shumëvjeçare, me të drejtë të parë”, që i jep platformës së transmetimit të drejtën e parë për të shqyrtuar projektet e kompanisë së tyre “Archewell Productions”.

Marrëveshja e re, më fleksibël se ajo e mëparshmja e nisur në vitin 2020 dhe e vlerësuar rreth 100 milionë dollarë, hedh poshtë zërat se çifti do të ndërpriste bashkëpunimin me Netflix. Detajet për kohëzgjatjen dhe vlerën financiare të kontratës nuk janë bërë publike.

Lajmi vjen pak para transmetimit të sezonit të dytë të emisionit kulinar With Love, Meghan, që pritet të dalë në fund të këtij muaji. Sezoni i parë, ku Meghan gatuan me miq të famshëm, u pa nga 5.3 milionë përdorues, duke mos u renditur mes 300 programeve më të ndjekura të Netflix në gjysmën e parë të vitit 2025.

Projekti më i suksesshëm i çiftit me Netflix mbetet dokumentari Harry & Meghan, i publikuar në dhjetor 2022, me 23.4 milionë shikime.

Archewell ka paralajmëruar edhe një episod special festiv të With Love, Meghan, si dhe një dokumentar të ri të titulluar Masaka Kids, A Rhythm Within, për një jetimore në Ugandë që shërben si simbol shprese përballë pasojave të krizës HIV/AIDS.

Shefja e përmbajtjes në Netflix, Bela Bajaria, tha: “Harry dhe Meghan janë zëra me ndikim, historitë e të cilëve prekin audienca në mbarë botën. Suksesi i dokumentarit Harry & Meghan flet vetë për jehonën e punës së tyre.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme