Lifestyle 8 Gusht 2025, 07:50 Nga VNA

OpenAI: Modeli i ri GPT-5 e çon ChatGPT në “nivel doktorature”

Ndaje në Whatsapp
OpenAI: Modeli i ri GPT-5 e çon ChatGPT në “nivel

Kompania OpenAI ka prezantuar versionin më të fundit dhe të shumëpritur të chatbot-it të saj të inteligjencës artificiale, GPT-5, duke deklaruar se ai ofron ekspertizë në nivel doktorature.

 

I cilësuar si “më i zgjuar, më i shpejtë dhe më i dobishëm”, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e përshkroi modelin e ri si fillimin e një epoke të re për ChatGPT.

“Mendoj se diçka si GPT-5 do të ishte pothuajse e paimagjinueshme në çdo periudhë tjetër të historisë njerëzore,” tha Altman para lançimit të së enjtes.

GPT-5 vjen me pretendime për aftësi në nivel doktorature në fusha si programimi dhe të shkruarit, në një kohë kur kompanitë teknologjike vazhdojnë garën për të krijuar chatbot-in më të avancuar me inteligjencë artificiale.

Elon Musk ka bërë së fundmi deklarata të ngjashme për chatbot-in e tij, Grok, i cili është i integruar me platformën X (ish-Twitter). Gjatë lançimit të versionit më të fundit muajin e kaluar, Musk e përshkroi atë si “më i mirë se niveli i doktoraturës në çdo gjë”, duke e quajtur AI-në më të zgjuar në botë.

Ndërkohë, Altman tha se GPT-5 do të ketë më pak “halucinacione” – fenomeni kur modelet e mëdha gjuhësore shpikin përgjigje – dhe do të jetë më pak mashtrues.

OpenAI po e promovon gjithashtu GPT-5 si një ndihmës të aftë për programuesit, duke ndjekur trendin e zhvilluesve të tjerë amerikanë të AI, përfshirë Anthropic me modelin Claude Code.

Çfarë mund të bëjë GPT-5?

 

OpenAI thekson se GPT-5 është i aftë të krijojë tërësisht software dhe të tregojë arsyetim më të mirë – duke ofruar përgjigje me hapa logjikë dhe deduksione.

Kompania pretendon se modeli është stërvitur për të qenë më i ndershëm dhe për të ofruar përgjigje më të sakta, ndërsa në përgjithësi “ndjehet më njerëzor”.

Sipas Altman, modeli është “ndjeshëm më i mirë” se paraardhësit e tij:

“GPT-3 më dukej si të flisje me një nxënës gjimnazi… GPT-4 si një student universiteti. GPT-5 është hera e parë që duket sikur flet me një ekspert të vërtetë në çdo temë – një ekspert në nivel doktorature.”

Megjithatë, për profesoreshën Carissa Véliz nga Instituti për Etikën e Inteligjencës Artificiale, ky lançim mund të mos jetë aq domethënës sa e paraqet marketingu.

“Këto sisteme, sado mbresëlënëse të jenë, ende nuk kanë arritur të jenë me të vërtetë fitimprurëse,” tha ajo, duke theksuar se AI-të vetëm imitojnë – dhe jo realisht të përfaqësojnë – arsyetimin njerëzor.

“Ka një frikë se duhet mbajtur lart ‘zjarri i entuziazmit’, ndryshe flluska mund të shpërthejë, dhe ndoshta e gjithë kjo është më shumë marketing sesa revolucion.”

Ekspertë të tjerë kanë paralajmëruar se rritja e fuqisë së AI-ve si GPT-5 po thellon hendekun mes kapaciteteve të teknologjisë dhe aftësisë sonë për ta qeverisur sipas pritshmërive publike.

“Sa më të fuqishme bëhen këto modele, aq më urgjente bëhet nevoja për një rregullim gjithëpërfshirës,” tha Gaia Marcus, drejtoreshë në Institutin Ada Lovelace.

Korrespondenti i BBC për AI, Marc Cieslak, pati qasje ekskluzive në GPT-5 përpara lansimit zyrtar.

“Përveç ndryshimeve të vogla kozmetike, përvoja ishte e ngjashme me përdorimin e chatbot-it të mëparshëm: i jep detyra apo i bën pyetje me tekst,” tha ai.

“Tani përdor atë që quhet ‘model arsyetimi’, që do të thotë se përpiqet më shumë për të zgjidhur probleme – por kjo ndjehet më shumë si një evolucion, jo revolucion.”

GPT-5 ka ndikime edhe për bizneset, të cilat shqetësohen për përdorimin e përmbajtjes së tyre nga AI.

“Sa më bindëse të bëhet përmbajtja e krijuar nga AI, aq më shumë duhet të pyesim veten – po mbrojmë njerëzit dhe kreativitetin pas asaj që shohim çdo ditë?”, tha Grant Farhall, drejtues i produkteve në Getty Images.

Sipas tij, është e rëndësishme të shqyrtohet si trajnohen këto modele dhe të sigurohet që krijuesit të kompensohen nëse përdoret puna e tyre.

Modeli i ri do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit duke nisur nga e enjtja.

Në ditët në vijim do të bëhet më e qartë nëse GPT-5 është me të vërtetë aq i mirë sa pretendon Sam Altman.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme