Kronika 20 February 2025, 23:38 Nga VNA

Lala: Safet Bajri e zhveshi lakuriq Policinë e Shtetit. Çfarë bën ende në detyrë Ilir Proda?

Ndaje në Whatsapp
Lala: Safet Bajri e zhveshi lakuriq Policinë e Shtetit. Çfarë

Klodiana Lala reagoi ashpër në studion  e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për mosreagimin e Policisë së Shtetit ndaj Safet Bajrit, i dyshuar si i pranishëm në një ngjarje kriminale në Rranxa të Bushatit.

Sipas saj, ndonëse prokuroria kërkonte shoqërimin e tij për t’i marrë ADN dhe policia nuk e kapte, Bajri dilte në televizion për të folur për pafajësinë e vet, mbrëmë vonë. Lala e quajti këtë dorëzim të Policisë së Shtetit.

“Prokuroria e Posaçme ka bashkuar në një të vetme disa dosje të rënda penale në Shkodër, pas ngjarjes së ndodhur në 30 tetor 2024, ku u vranë 4 persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha, që ishin rastësisht aty.

Ka dyshime të arsyeshme që grupi i Izmir Sakicës, me Eljon Haten, persona të tjerë dhe në bashkëpunim me Bajrat dyshohet se janë autorë të masakrës.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, kur ra heshtja për masakrën e Dobraçit, u vetëdorëzuan në polici, duke deklaruar se nuk kishin asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Prokuroria nuk ka firmosur ndaj tyre një urdhër-arrest për masakrën e Dobraçit.

Janë formosur 4 urhësr arreste për një atentat të dështuar në Rranxa të Bushatit nga Sakica dhe Troshani, prokuroria thotë se ka qenë i pranishëm edhe Safet Bajri dhe është formosur një kontroll banese për të.

Dy grupet Bajri dhe Lici janë shumë të rrezikshme. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar që Safet Bajri të shoqërohet për t’iu marrë ADN-ja, sepse një profil ADN -je i përket atij, ndaj është kërkuar krahasimi.

Ishte një poshtërim që safet Bajri i bëri Policisë së Shtetit dhe ajo është një polici lakuriqe. Policia e Shtetit thotë se nuk e gjen dot që ta marrë dhe të zbarojë vendimin e gjykatës dhe bën karshillëk në studiot televizive. Nuk e di se ku po shkon ky vend.

Safet Bajri është kreu i një organizate kriminale në Belgjikë, që i kanë thyer një vajze legenin të cilën e nxirrnin të prostituonte, sepse vajza nuk u dorëzoi paratë për ditëlindje.

Dhe tani del Safet Bajri që falënderon policinë. Unë e kam me policinë, se ai është në të drejtën e vet të dalë dhe të japë intervista. Për sa kohë që shteti fle gjumë në rregull është ai.

Kur nisi operacioni për arrestimin e personave për ngjarjen e Rranxës, nuk kishte karroatrec nga Lezha dhe Shkodra, sepse nuk pranonin të hynin në Dobraç. Ka pritur RENEA 2 orë e gjysmë që të shkonte karroatreci, se dy të tillë ka policia e Tiranës dhe njëri ishte prishur dhe tjetri nuk gjendej shoferi. Dhe nuk e kuptoj se çfarë bën Ilir Proda, me çfarë morali rri në krye të Policisë së Shtetit”- tha Lala.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme