Kronika 20 February 2025, 16:01 Nga VNA

Nuredin Dumani: Në shtëpinë e dhëndrrit të Agron Dukës, vodhëm 500 mijë euro. Një avokate pretendon se u kërcënua në sallën e gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani: Në shtëpinë e dhëndrrit të Agron

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar përballjen  në GJKKO me të pandehurit e tjerë. Këtë të enjte, ai është përballur me Gentian Sharrën,  i cili rezulton se ka marrë tendera në Elbasan dhe avokatin e tij. Dumani ka rrëfyer për disa grabitje të kryera bashkë me Sharrën e të shumëkërkuarin Talo Cela. Por episodi që tërhoqi shumë vëmendje kishte të bënte me gravbitjen e banesës së dhëndërrit të Agron Dukës.

A keni kryer grabitje banesash? – e pyeti gjykata. “Po në shijak dhe në vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës. Sipas Dorian Shkozës (i ekzekutuar në 2020 në Durrës) dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është berë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja”, deklaroi Dumani.

Ndërkohë në momentin që u ndërpre seanca, një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Dumani.

"Para se të ndëprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha 'do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë'. Nuk mund të kërcenohemi kështu!", deklaroi avokatja.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme