Kronika 20 February 2025, 15:33 Nga VNA

Kontrollet në apartamentin 11/4 GJKKO rrëzon sërish Ajola Xoxën

Ndaje në Whatsapp
Kontrollet në apartamentin 11/4 GJKKO rrëzon sërish Ajola

Gjykata e Posacme rrëzon një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Bëhet fjalë për kontrollet e kryera në janar të 2025 në apartamentin 11/4 në Sky Toëer. Vendimi për rrëzimin e kërkesës u mor nga gjyqtari Erjon Bani.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan sende që i kanë shërbyer hetimit. Një ditë më herët Apeli rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e telefonit dhe sendeve e parave që u gjetën në studion e saj ligjore. Ajola Xoxa po hetohet nga SPAK bashkë me bashkëshortin Erjon Veliaj për korrupsion e pastrim parash. Veliaj po mbahet në paraburgim pasi nda tij gjykata caktoi masën e arrestit me burg.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme