Kronika 20 February 2025, 11:14 Nga VNA

Intervista e Grida Dumës/ Kur media i hap ekranin botës së krimit

Ndaje në Whatsapp
Intervista e Grida Dumës/ Kur media i hap ekranin botës së krimit

Grida Duma shfaqi dje anën më të errët të gazetarisë në Shqipëri. Në emisionin e drejtuar prej saj u shfaq befas një person që i kishte shpëtuar kërkimit të policisë për t’u verifikuar për masakrën e Dobraçit. Safet Bajri nuk është një personazh i panjohur dhe as “engjëlli” që i bie në qafë policia. Nuk ka nevojë të shkosh në Shkodër e të dëgjosh bëmat e tij; mjafton skeda penale dhe puna gjysmake e drejtësisë me të deri më sot.

Grida dhe katër të ftuarit e saj i lanë hapësirë zotit Bajri të tallej me publikun, duke e shndërruar në qesharak hetimin e SPAK për masakrën e Dobraçit. Lavdërimet e tij për punën e Policisë së Shtetit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara. Safet Bajri sfidoi mbrëmë shtetin, drejtësinë dhe SPAK-un nga ekrani i TCH, që e kishte marrë me qira për të shpalosur pafajësinë e tij.

Shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë sulmet e politikës ndaj Prokurorisë së Posaçme, por kur këto bashkohen me sulmet e botës së errët, atëherë rreziku është edhe më i lartë. Të gjithë e dimë si lidhet politika me krimin në Shqipëri, dhe këtë nuk e kemi mësuar as nga Klan dhe as nga TCH. Por të paktën televizionet kombëtare duhet të na kursejnë shfaqje të tilla të shëmtuara avokatie ndaj njerëzve që i kanë shpëtuar drejtësisë. Na mjaftojnë Big Brother, Për’puthen dhe gjithë banalitetet që ushqehen çdo ditë publikun. “Shpëlarjen” e krimit mund ta kursejnë për një publik që mban në kurriz politikën dhe mpleksjen e saj me bandat.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme