Kronika 19 February 2025, 14:49 Nga VNA

U qëllua nga partneri, Anila Prendushi në gjendje kritike për jetën. Pas divorcit 3 djemtë e saj qëndruan me babain

Ndaje në Whatsapp
U qëllua nga partneri, Anila Prendushi në gjendje kritike për

Anila Prendushi e cila u qëllua me armë nga partneri i saj Kole Manaj ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët thonë se ende gruaja nuk e ka kaluar rrezikun. 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve ishte divorcuar 6 vite më parë nga bashkëshorti dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me 33-vjecarin. 3 djemtë nga martesa e parë më i vogli 10 vjec kishin qëndruar me babain, ndërsa ajo bashkëjetonte me Manajn. Burime thanë për VNA se djali i madh është interesuar per shëndetin e nënës, pavarësisht traumës që ka perjetuar nga ngjarja. Partnerët kishin qëndruar bashkë 5 vitet e fundit. Por para 2-3 javësh kishin nisur konfliktet. Ata u takuan per tu sqaruar dhe ishin brenda në makinë kur ai qëlloi Anilën dhe më pas Kolë Manaj u vetëvra.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme