Kronika 18 February 2025, 22:21 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala tregon dinamikën e ngjarjes tragjike në Shkodër: Kolë Mani i dërgoi Anilës një video sikur po vriste veten në banesë

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala tregon dinamikën e ngjarjes tragjike në

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24 ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku Kolë Mani ka plagosur rëndë bashkëjetuesen Anila Prendushin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Lala tha se Prendushi ka një plagë në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, shanset që Prendushi të mbijetojë janë të pakta.

Më tej, Lala tregoi edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

“Anila Prendushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është në Spitalin e Traumës. Ka një plagë në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta. Është nënë e tre fëmijëve dhe është një ngjarje tepër tragjike për të gjithë. Prendushi është divorcuar me bashkëshortin, me të cilin kishte tre fëmijë të mitur. Rreth 1 vit e gjysmë më pas ka krijuar një lidhje me Kolë Manajn. Fillimisht kanë shkuar mirë.

Rreth tre javë më parë kanë nisur problemet mes çiftit, për arsye, që urojmë të mbijetojë dhe vetë Anila ta tregojë. Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij” – tha Klodiana Lala.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme