Kronika 18 February 2025, 18:47 Nga VNA

Protesta para ministrisë së Shëndetësisë/ Motra e Leo Sadikut kërkon drejtësi: Vëllain ma vranë mjekët, nuk do t’ia fal kurrë

Ndaje në Whatsapp
Protesta para ministrisë së Shëndetësisë/ Motra e Leo

Një protestë është zhvilluar përpara ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar drejtësi për Leo Sadikun, 12-vjeçari i cili humbi jetën në spitalin e QSUT.

Motra e Leo Sadikut tha se vëllai i saj vdiq për shkak të mjekësisë shqiptare, për shkak sipas saj të disa mjekëve të papërgjegjshëm. Ajo akuzon autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë, ndërkohë thekson se “prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë”.

“Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të lirë, ndërkohë që vëllai im është nën dhe. Nuk mund t’ja fal këtë gjë Shqipërisë, nuk mund t’ja fal kurrë që mjekësia shqiptare më vrau vëllain.

Unë nuk do ta ndalemi derisa të gjej drejtësi për vëllain tim. Mjekësia nuk bëri asgjë. Vëllait tim nuk i është bërë asnjë ekzaminim nga QSUT dhe ata dalin me diagnoza që nuk i kanë verifikuar, i vendosin diagnozë vëllait tim kur nuk i kanë bërë një eko zemre.

Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Ku është ky shtet dhe kjo ministri? Pse nuk ka marrë asnjë masë për vëllain tim. Prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë. Derisa të kem frymë do luftoj për drejtësinë e vëllait tim. Ata e vranë Leon”, tha motra e 12 vjecarit.

Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e ndërrimit të viteve. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme