Kronika 18 February 2025, 12:47 Nga VNA

Aksioni antidrogë në Tiranë/ 27 të arrestuar, ‘furnizonin’ kryeqytetin me të gjitha llojet e drogës

Ndaje në Whatsapp
Aksioni antidrogë në Tiranë/ 27 të arrestuar,

Një aksion antidrogë i nisur që prej fillimit të 2025 është finalizuar nga Policia e Tiranës me dhjetëra arrestime.

Gjatë kontrolleve të befasishme të kryera gjatë natës në disa zona të Tiranës, policia ekzekutoi 27 nga 34 urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata, ndërsa 7 persona nuk u gjetën në banesat e tyre dhe u shpallën në kërkim. Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bëri të ditur se grupi kriminal shpërndante kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis në të gjithë kryeqytetin.

Njoftimi

Në vijim të disa godtjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

U bë ndalimi i shtetasve:

B. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjeç, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .

  Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

* 500 doza ekstazi.

* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

* 26 telefona celular të markave të ndryshme.

* 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme