Kronika 17 February 2025, 14:23 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur për të dytën herë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai akuzohet për pesë vepra penale si korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë publik, mashtrim, fshehje pasurie, falsifikim dokumentash dhe shkelje e barazisë në tendera, vepra të cilat dyshohet t’i ketë konsumuar gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Të pandehur janë marrë edhe Ermal Kurtulaj, ish-vartës i Beqajt në agjenci, Mira Topciu, Bledar Leka, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Alfred Nikollaj, Biona Ziaj.  Të pandehurit akuzohen për abuzime me fondet e Bashkimit Europian që administroheshin nga SASPAK. Ilir Beqaj ndërkohë po gjykohet nga GJKKO për akuzën e vjedhjes në kuadër të grupit kriminal lidhur me aferën e koncesionit të sterilizimit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme