Kronika 18 February 2025, 23:09 Nga VNA

Aksioni i RENEA-s në Shkodër/ gazetarja Lala: Për masakrën e Dobraçit nën hetim edhe njeriu i Ervis Martinajt, dyshohet se mbeti i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksioni i RENEA-s në Shkodër/ gazetarja Lala: Për masakrën e

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e RENEA-s në Shkodër, ku u zhvilluan kontrolle edhe në banesën e Safet Bajrit, por nuk u gjet.

Në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka një urdhër arresti.

Gazetarja Lala u shpreh se mes personave nën hetim për masakrën e Dobraçit ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy persona të pafajshëm është edhe njeriu i Ervis Martinajt, Elio Hato, i cili sipas gazetares Lala dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë atentatit.

Lala po ashtu u shpreh se nga Prokuroria kërkohet një provë që mund ta çojë drejt zbardhjes së masakrës së Dobraçit. “Se çfarë është -tha Lala- kete nuk di ta them”.

“Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër arresti, është kërkuar kontroll në banesën e tij dhe shoqërimi për veprime hetimore.

Ajo që di të them është që pjesëtarë të grupit kriminal Bajri dhe grupi  i Izmir Sakicës, Asmer Bilalit apo Elio Hato janë zyrtarisht persona nën hetim për masakrën e Dobraçit. Elio Hato dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes së Dobracit.

Sa i takon Safet Bajirt, pavarësisht kontrolleve ai nuk është gjetur, mbetet si do të veprojë prokuroria. Është një vendim që po mbahet top sekret. Është firmosur nga gjyqtari Erion Cela.

Safet Bajri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit, përfshirë grupin e Izmir Sakicës, përfshirë edhe Elio Haton, ky është personazh i njohur i plagosur në zonën e ish bllokut dhe konsiderohej si njeri i afërt i Ervis Martinajt dhe Asmer Bilali që ndodhen në burgun e Recit po hetohen për masakrën e Dobracit. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që ne nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. Në kuadër të këtij hetimi është urdhëruar të shoqërohet Safet Bajir, se çfarë kërkonte Prokuroria prej tij kjo mbetet për tu sqaruar sepse nuk i gjet në shtëpi. Por nuk ka një urdhër arresti për të.

Ndërkohë i është i komunikuar masa e sigurisë arrest me burg për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal Izmir Sakicës dhe  Samuel Troshani. Por ky urdhër arresti është për ngjarjen e 23 gushtit 2024. Ndërkohë është firmosur urdhër arrest edhe për dy persona të tjerë, por aksioni i ndërmarrë nga RENEA nuk ka bërë të mundur arrestimin e tyre”, tha nder te tjera Lala.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme