Kronika 19 Shkurt 2025, 21:57 Nga VNA

Laboratori i kokainës në Qerekë/ Zbardhet përgjimet e Artjon Çaushllarit dhe Klajdi Birçes! Çfarë ndodhi në takimin me një person të paidentifikuar në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Laboratori i kokainës në Qerekë/ Zbardhet përgjimet e Artjon

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosje hetimore e laboratorit të kokainës në Qerekë. Emisioni “Në Shënjestër” sjell itinerarin që ka ndjekur një nga personat e akuzuar, Artjon  Çaushllari.

Më datë 20 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është takuar me një person të paidentifikuar në ambientet e një lavazhi pranë Portit të Durrësit.

Pas këtij takimi Çaushllari u kthye në Tiranë, kurse personi i paidentifikuar u fut në Portin e Durrësit. Pas këtij takimi Çaushllari ka telefonuar lidhjen e tij Klajdi Birçe, të cilit dëgjohet teksa i thotë që ‘mbaruan hallet’

Nuk dihet se çka dashur Artjon Çaushllari të thotë me fjalinë ‘mbaruan hallet’, por ajo që mund të nënkuptohet është se grupi kishte arritur me anë të ekspertit kimist kolumbian të kryejë procesin e përpunimit të kokainës. Dhe kësisoj t’i jepte udhë transportit të saj nga Amerika e Jugut.

Ku lënda narkotike do të fshihej e papërpunuar në kontejnerë dhe më pas do të vinte në Shqipëri, ku do të ekstraktohej në laboratorët e kokainës të ngritura nga grupi, në pika të ndryshme të vendit. Takim që mesa duket kishte shërbyer, para kësaj telefonate, në Durrës midis Çaushllarit dhe personit të paidentifikuar që më pas kishte hyrë brenda në port.

Person që mund të ketë qenë edhe një pikë lidhje e grupit me Portin, me qëllim kalimin pa problem të sasive të kokainës, që do të vinin më pas në Shqipëri.

Kontakte, të cilat janë dokumentuar edhe më herët, siç thamë nga fundi i muajit dhjetor 2023 dhe në vazhdimin e muajve të parë të vitit 2024.

Ku antenat celulare kanë pikasur lëvizjet e vazhdueshme të Artjon Çaushllarit dhe të ‘mikut’ të tij kolumbian.

Lëvizje të cilat kanë përfunduar në të njëjtën zonë në Durrës.

Aty ku dyshohen se kanë përpunuar një sasi të papërcaktuar kokaine.

Përgjime të cilat gjatë kësaj kohe nxjerrin në skenë edhe një shtetas turk.

I cili në fillimin e muajit janar vihet re të takohet në Tiranë, në një nga restorantet në qendër të tij, me Artjon Çaushllarin.

Me të cilin disa ditë më herët ishin parë të udhëtonin nga Kosova, me automjetin e babait të një prej lidhjeve të afërta të Artjon Çaushllarit.

Ndërkohë që më datë 10 Janar, ky i fundit udhëton nga Tirana drejt Durrësit.

Këtu ku takon një lidhje të tij të paidentifikuar.

Person që dyshohet se i ka siguruar ambientet për përpunimin e kokainës apo si furnizues i tij me kokainë të pa procesuar.

Ai që shërben si kujdestar personal i kolumbianit që prej kohësh ruhej si sytë e ballit në Tiranë, del se është Klajdi Birçe.

Që për gjatë gjithë kohës kujdeset që ‘djalit’ siç ai e quan kolumbianin të mos i mungojë asgjë.

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme