Kronika 19 February 2025, 16:18 Nga VNA

Kukës/ Plagosje me armë zjarri, 29 vjeçari niset drejt spitalit të Prizrenit

Ndaje në Whatsapp
Kukës/ Plagosje me armë zjarri, 29 vjeçari niset drejt spitalit

 

Një 29 vjeçar ka mbetur i plagosur në Kukës. I plagosuri me armë zjarri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit. Policia njofton se 29-vjeçari me inicialet E. H., është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, i cili është identifikuar, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme