Kronika 20 February 2025, 14:54 Nga VNA

Plarent Ndreca përballet me GJKKO për favorizim në tendera

Ndaje në Whatsapp
Plarent Ndreca përballet me GJKKO për favorizim në tendera

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake, pasi është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, ka favorizuar biznesmenin Gjon Radovani për të fituar tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve të policisë.

Sipas hetimeve të SPAK, Ndreca ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me Radovanin, duke qenë në dijeni të përfshirjes së tij në hartimin e projekteve për objektet e policisë. Po ashtu, zyrtarë të tjerë të ministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore dyshohet se kanë ndihmuar në sigurimin e fitores së bashkimit të operatorëve ekonomikë Derbi-E shpk dhe APE shpk, edhe pse këta nuk përmbushnin kriteret ligjore.

Ky tender, me vlerë fillestare mbi 54 milionë lekë (pa TVSH), përfundoi me një kontratë të reduktuar në 34.2 milionë lekë, pasi Ministria e Brendshme nuk kishte fondet e plota. Ndreca, i cili mori mandatin e deputetit në janar pas largimit të Arben Ahmetajt, është aktualisht nënkryetar i Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme