Kronika 20 February 2025, 19:28 Nga VNA

Kërcënimi i gjytarit Vladimir Cjapi/ Reagon Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: E dënojmë me forcë rastin, të zbardhet sa më parë ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Kërcënimi i gjytarit Vladimir Cjapi/ Reagon Unioni i Gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve dënon me forcë perpjekjen e njerëzve të botës së krimit për të intimiduar apo vënë në rrezik jetën e gjyqtarëve perms kërcënimeve. Reagimi vjen pas kërcënimit të gjyqtarit të Fierit Vladimir Cjapi nga Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja.

Unioni bën thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Reagimi:

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë,  pasi u njoh me njoftimin në media se gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Fier është kanosur me jetë për shkak të detyrës së tij si gjyqtar në këtë Gjykatë, dënon me forcë çdo lloj përpjekje e veprim që kanos jetën, shëndetin, pronën e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.

Unioni u bën thirrje organeve të ndjekjes penale të veprojnë sa më shpejt për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë e për të vënë përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.

Unioni shpreh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, pasi deklaratat e veprimet që ndikojnë në krijimin e kësaj klime dhe pasigurie, po kthehen në fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për sigurinë e gjyqtarëve por, edhe për vetë shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit në vendin tonë.

Unioni bën thirrje për shmagien e këtij fenomeni pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal në luftën kundër çdo fenomeni antiligjor dhe joetik të vërejtur në punën dhe jetën e përditëshme të gjyqtarëve, sikurse dëshiron të theksojë edhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend.

BORDIT DREJTUES

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme