Kronika 20 February 2025, 23:30 Nga VNA

Xama zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret: Eri ka harruar çelësat…

Ndaje në Whatsapp
Xama zbulon mesazhin e Ajolës për vilën në Qerret: Eri ka

Gazetarja Ola Xama zbuloi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV një mesazh i dërguar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, që rrëzon alibinë e kryebashkiakut të Tiranës për vilën në Qerret. Që prej arrestimit, Veliaj ka mohuar se kishte vilë në Golem, duke sulmuar SPAK-un për fabrikim të dhënash.

“Veliaj është duke përdorur një gjuhë fyese për SPAK-un dhe mediat. Veliaj po i bën gjyqin publik vetes sepse shkruan në Facebook çdo ditë. Zotit Veliaj gjyqin nuk po ia bën kush, por po ia bën vetes.

Për vilën në Qerret tha nuk është e imja, duke e lidhur se ka qenë në fushatë në Kavajë dhe Rrogozhinë. SPAK ka marrë të dhënat nga antenat celulare, ka gjetur sende personale të Veliajt, ka pyetur dëshmitarë, dhe ka rezultuar se Xoxa pranon pronësinë e vilës, siç thotë edhe në një bisedë me Driant Zenelin.

Punonjësit e Xoxës kanë treguar edhe bisedat me të ku ajo thoshte se ajo kalonte fundjavat.

Ka një mesazh që Xoxa ia ka dërguar shoferit që “Eri ka harruar çelësin te vila dhe duhet t’ia japë dikush”. Ka të dhëna dhe fatura nga Tatimet se pagesat janë bërë nga Erion Veliaj”- tha Xama.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme