Editorial 21 May 2026, 13:33 Nga VNA

“Kufiri mes llogaridhënies dhe presionit politik”/ Debati për raportimin e kreut të SPAK rikthen përplasjen mbi pavarësinë e organit të posaçëm të akuzës

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-21 at 1.33.07 PM.jpeg

Nga Desada Metaj

Debati mbi raportimin e Drejtuesit të SPAK në Kuvend po rikthen në vëmendje kufijtë mes llogaridhënies institucionale dhe ruajtjes së pavarësisë së organit të posaçëm të akuzës.

Ndryshe nga Drejtuesi i SPAK, funksioni i Prokurorisë së Përgjithshme dhe raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm janë të parashikuara drejtpërdrejt në Kushtetutë. Pikërisht për këtë arsye, raportimi i tij zhvillohet në seancë plenare të Kuvendit.

Por çështja bëhet më delikate në rastin e Drejtuesit të SPAK. Ligji e përcakton qartë se ai raporton për gjendjen e kriminalitetit dhe këtë e bën pranë Komisionit të Ligjeve. Sipas ekspertëve të së drejtës, ky mekanizëm është menduar si një formë e kufizuar dhe e kontrolluar llogaridhënieje, pikërisht për të shmangur ndërhyrjet politike në punën e organit hetimor.

Problemi lind kur kërkohet që Drejtuesi i SPAK të raportojë për të njëjtën tematikë në disa komisione parlamentare. Një praktikë e tillë, sipas kritikëve, rrezikon të krijojë një situatë ku çdo komision mund të kërkojë në mënyrë të përsëritur praninë dhe raportimin e kreut të SPAK. Në këtë rast, debati nuk lidhet më me ndarjen e pushteteve, por me rrezikun e një nënshtrimi institucional përmes presionit parlamentar.

Ligji, theksojnë juristët, e ka kufizuar raportimin në një herë në vit dhe për tema specifike të përcaktuara qartë. Kjo nuk është bërë rastësisht. Për shkak se deputetët vetë mund të jenë subjekte të hetimeve të SPAK, është konsideruar e nevojshme që raportimi të mos kthehet në një instrument presioni politik apo në një proces që tejkalon qëllimin dhe objektivin e ligjit.

Në thelb, diskutimi aktual prek një balancë të ndjeshme: si të garantohet transparenca dhe llogaridhënia e SPAK ndaj Kuvendit, pa cenuar pavarësinë funksionale të institucionit që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta të shtetit.

Video

Sa të mbyllim dialogun me studentët do ulemi edhe me ata të IMT

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme