Editorial 9 May 2026, 09:31 Nga VNA

Bedelët në tentativë

Ndaje në Whatsapp

Bedelët në tentativë

Akti i puthjes në ballë të të akuzuarit Veliaj nga aktori i mirënjohur për realizimin e shumë roleve në përputhje me kriteret e artit socialist, Robert Ndrenika, shkaktoi një reagim të gjerë publik e mediatik. Si Helena Kadare, ashtu dhe Robert Ndrenika, kanë prishur rehatinë e moshës së thyer për të shkuar dyerve e sallave të gjykatave për të akuzuarin, Erjonin e Bashkisë së Tiranës.

Ajo çka shkaktoi edhe më shumë pështjellim ishte gatishmëria, teatrale shpresojmë dhe jo reale, e Ndrenikës për të vijuar burgun e mbetur të Veliajt, pavarësisht se pohoi që nuk i kuptonte akuzat për Veliajn. Më shkurt, Ndrenika ofroi të ishte bedeli i Veliajt.

Pamë një tufë individësh – artistë, gazetarë etj – tek bënin homazh para të akuzuarit Veliaj, deri dhe aktin e dorëputhjes, pikërisht të asaj dore që ka firmosur, siç duket, projekte e financime me paratë e taksapaguesve.

Më herët kemi parë edhe klerikë të fjalimosen në ditët e shenjta për paraburgimet e burgimet, ndërsa Gjykata e Lartë ishte vënë në lëvizje për “ta sqaruar njëherë e mirë se si e qysh burgoset njeriu”.

Edhe më herët, në rastin Saimir Tahiri apo në rastin Belinda Balluku, kemi parë rreshtime militantësh e duartrokitje pafund kur këtyre personave u komunikoheshin akuzat apo marrja nën hetim.

Me mitingje duartrokitëse, që me raste krijuan deri mjedis kërcënimi për sigurinë e organeve të posaçme të hetimit, përcillej Veliaj apo paraqitej Berisha.

Humbja e fuqisë për të qenë arrogant rëndon shumë. Prandaj krijojnë dhe skena e skenarë të tillë “dashurish” nga populli militant për figurat partiake, apo me profil artist nga figura si Veliaj.

Por shëmtimi më i madh ndodhi në sallën e gjykatës, të premten më 8 maj. Një vetofrim për rolin e bedelit burgaxhi dhe një puthadore, të asaj dore që votoi e nënshkroi shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, na tregoi se sa thellë ka shkuar bjerrja e integritetit dhe dinjitetit në këtë vend, pikërisht nga drejtues shteti e institucionesh që kanë profilin Veliaj, Tahiri, Balluku, Rama, Meta e Berisha.

Prej sot, nuk është çudi që në këtë vend të ofrohet edhe shërbimi i bedelit burgaxhi, për tufën e të korruptuarve që i bie lapsi të shfaqen në dyer prokurorish e gjykatash.

Rol të bukur luajti aktori Ndrenika. Me sa duket, karriera e tij artistike do të vuloset e mbahet mend më tej për rolin më të arrirë të jetës së tij, atë të shfaqjes pa doreza të vetvetes, të bedelit në tentativë.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme