Editorial 4 Maj 2026, 14:56 Nga VNA

Vendimi i Sokol Sadushit dhe çështja Veliaj: U mbars mali dhe polli një mi!

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Sokol Sadushit dhe çështja Veliaj: U mbars mali dhe polli

Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka sjellë disa risi të qarta në mënyrën se si jepet masa e “arrestit në burg”, duke synuar ta bëjë atë më të arsyetuar dhe më pak automatike.

Së pari, prokuroria, kur shkon në gjykatë për të kërkuar arrest në burg, duhet të argumentojë jo vetëm që kjo masë është e përshtatshme, por edhe që masat më të buta janë të papërshtatshme për rastin konkret.

Së dyti, gjykata, kur vendos masën e arrestit në burg apo masa të tjera sigurimi, duhet të argumentojë me të dhëna specifike rrezikshmërinë e personit dhe rrezikshmërinë konkrete të veprës penale — dhe jo të niset thjesht nga emërtimi i veprës apo nga masa e dënimit të parashikuar nga ligji.

Së treti, barra e provës për caktimin e arrestit në burg i takon prokurorisë. I pandehuri mund të paraqesë prova, jo thjesht për të kundërshtuar arrestin, por për të justifikuar caktimin e një mase më të butë.

Megjithatë, pyetja që lind është nëse ky standard i ri do të ketë ndikim në çështjet e profilit të lartë, si ajo e Erion Veliajt. Përgjigjja nuk është e drejtpërdrejtë.

Zbatimi i këtij vendimi kërkon, së pari, që të ketë një kërkesë nga vetë i interesuari pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së dyti, mbetet për t’u parë nëse kjo gjykatë do ta zbatojë këtë standard në praktikë, pasi interpretimi dhe aplikimi konkret i vendimit nuk janë kurrë automatikë.

Në rast se vendimi nuk merret parasysh, çështja mund të ndjekë rrugën e ankimit në apel dhe më pas të rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë — duke e lënë në fund në dorë të vetë gjyqtarëve vendimin mbi zbatimin real të standardit që ata vetë kanë përcaktuar.

Por ka diçka edhe më të rëndësishme për t’u thënë.

Ky vendim i sotëm nuk ishte një vendim që rrëzonte vendimin unifikues të vitit 2011 — përkundrazi, e konfirmonte bazën themelore të tij. Dhe nuk kishte si ta ndryshonte. Ai vendim i vitit 2011 nuk kishte bërë gjë tjetër veçse kishte konvertuar — në një gjuhë më narrative dhe më të thjeshtë — tekstin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të Kushtetutës shqiptare dhe të Kodit të Procedurës Penale. Vendimi i sotëm nuk ka sjellë asnjë ndryshim radikal, por vetëm një zhvillim natyral të praktikës.

Rregullat që ka “shqiperuar” sot Gjykata e Lartë janë prej kohësh të pranishme në vendimet e GjEDNJ-së dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese — të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga i gjithë sistemi gjyqësor shqiptar. Është e mundur që disa gjykata rrethesh, në çështje të caktimit të masave, të kenë deroguar nga këto standarde. Por ky nuk është rasti i SPAK-ut dhe GJKKO-së, dhe për një arsye mjaft të thjeshtë: Gjykata e Lartë — po ajo e njëjta gjykatë — shumicën e vendimeve të mëparshme të SPAK+GJKKO i ka shqyrtuar dhe i ka gjetur të drejta. Pra, standardi i SPAK+GJKKO ka qenë i tillë që, edhe pa këtë shtjellim gjuhësor të sotëm, i ka përmbushur prej kohësh kërkesat e Konventës Europiane, të Kushtetutës dhe të Kodit të Procedurës Penale.

Ndaj, asnjë çudi dhe asnjë ndryshim qëndrimi nuk duhet pritur — të paktën jo në rrafshin ligjor.

Nëse ky vendim i sotëm — që praktikisht nuk sjell asnjë risi — do të shërbejë si justifikim për ta kthyer Gjykatën e Lartë në një mekanizëm lirimi nga burgu, atëherë do të jetë e qartë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të vendimit njehsues, por për shkak të një subjektiviteti të ndryshuar të anëtarëve të saj — nga shkaqe krejtësisht ekstra-ligjore. Nuk po paragjykojmë asgjë në këtë çast. Thjesht po ndezim dritat para testeve të rëndësishme që kjo gjykatë do të ketë përpara — duke pohuar se publiku shqiptar nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si tribu e verbër injorantësh, e izoluar nga njohuritë mbi ligjin.

Video

Mbështetës dhe tek burgu 313. Kështu ka ndodhur sot me Sali Berishën teksa është paraqitur ne SPAK sipas kërkesës së prokurorëve.

Një fluturim i easyJet nga Londra Gatwick drejt Antalias u devijua me urgjencë në Kosovë pas një incidenti në bord. Sipas mediave britanike, një pasagjere dyshohet se kishte konsumuar vodka dhe kishte nisur një përleshje me një tjetër udhëtar. Ajo raportohet se ka pështyrë në fytyrën e një pasagjeri gjatë konfliktit në korridorin e avionit. Për shkak të situatës, avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Policia hyri në bord dhe largoi dy pasagjerët e përfshirë në incident. Fluturimi më pas vijoi drejt Antalias me rreth tre orë vonesë.

Shakira performoi në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro para rreth 2 milionë njerëzve, në një koncert falas si pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”. Koncerti u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në një nga ngjarjet më masive muzikore në botë. Ajo interpretoi hitet e saj më të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “Waka Waka”. Masa e madhe e njerëzve e shndërroi plazhin në një skenë gjigante feste dhe muzikë. Ngjarja u cilësua si një nga koncertet më të mëdha në historinë e karrierës së saj dhe një event me impakt të madh për qytetin.

Një elefant i mbajtur në robëri doli jashtë kontrollit gjatë një festivali në një tempull në jug të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas autoriteteve, elefanti përmbysi automjete dhe përhapi panik para se të neutralizohej me qetësues.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme