Bota 10 June 2026, 07:30 Nga VNA

Kryeministri hungarez: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit skan më frikë prej tij, por qeshin

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri hungarez: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit skan

Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se fundi i epokës së Viktor Orbánit erdhi në momentin kur qytetarët nuk kishin më frikë nga pushteti dhe filluan ta sfidonin hapur atë.

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Magyar tregoi se vetëm dy vite më parë nuk kishte asnjë ambicie për t’u përfshirë në politikë. Ish-anëtari i partisë Fidesz tha se u shkëput nga sistemi i ndërtuar nga Orbán dhe nisi angazhimin publik pas një interviste që tërhoqi miliona shikues.


“Fillimisht nuk doja të hyja në politikë. Në shkurt të vitit 2024 dhashë një intervistë që u ndoq nga pothuajse tre milionë njerëz. Më pas organizova një protestë kundër korrupsionit dhe klientelizmit ku morën pjesë 50 mijë qytetarë. Tre javë më vonë ishin 200 mijë. Ndoshta aty kuptova se ndryshimi ishte i mundur”, tha ai.

Sipas Magyarit, pas 16 vitesh qeverisjeje të Orbánit, qytetarët u lodhën nga propaganda, korrupsioni dhe mungesa e transparencës.

“Hungarezët janë të durueshëm, por e duan lirinë. Kishte shumë gënjeshtra, shumë korrupsion dhe shumë propagandë. Ne u paraqitëm si një forcë e re që nuk ishte pjesë e sistemit dhe që premtoi qeverisje të ndershme”, u shpreh ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme