Bota 9 June 2026, 13:08 Nga VNA

“Do ju heqim veshkat”/ Po shkonin drejt Anglisë, 300 emigrantë u rrëmbyen dhe kërcënuan

Ndaje në Whatsapp
“Do ju heqim veshkat”/ Po shkonin drejt Anglisë, 300

Më shumë se 300 emigrantë që po udhëtonin drejt Britanisë gjatë verës së kaluar u rrëmbyen, torturuan dhe u kërcënuan me heqje të organeve, pohon BBC.

Të rinjtë, të gjithë nga Kurdistani Irakian, u kapën në Libi nga forca paraushtarake që kërkuan një shpërblim prej 5,000 dollarësh nga secila familje dhe kërcënuan se do t’u hiqte veshkat klandestinëve nëse pagesa nuk bëhej shpejt.

Gazetarët e BBC folën me disa nga të rrëmbyerit që më pas u liruan, dhe kanë parë foto që dëshmojnë se mund të jenë kryer vërtet ndërhyrje të detyruara. Të mbijetuarit treguan se janë torturuar dhe ishin mbajtur në kushte ekstreme, me pothuajse 180 persona në të njëjtën dhomë.

Të paktën një nga të rrëmbyerit ka vdekur, ndërsa nuk dihet se sa të tjerë mbeten ende në duart e rrëmbyesve. Forcat paraushtarake supozohej t`i udhëhiqnin emigrantët përmes Libisë drejt brigjeve të Mesdheut. Megjithatë,  shumë shpejt kishin nisur mosmarrëveshje mbi pagesën me trafikantin kurdo-irakian, Noah Aaron, i cili kishte organizuar udhëtimin e klandestinëve. Aaron është duke kryer aktualisht një dënim prej 10 vjetësh heqje lirie në Francë për shkelje të tjera, përfshirë pastrimin e parave.

Një emigrant i tha BBC-së se banda e Aaron kishte marrë mijëra dollarë nga familja e tij për organizimin e udhëtimit drejt Britanisë, i cili do të përfshinte udhëtimin përmes Afrikës së Veriut, pastaj përmes Mesdheut drejt Europës. Shumica e Libisë kontrollohet nga milici rivalë, dhe rrjetet e trafikimit varen nga bashkëpunimi i tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme