Sociale 11 May 2026, 16:07 Nga VNA

Klubi në sekuestrim, por Bashkia nxjerr në ankand aksionet e KF Lushnjës

Ndaje në Whatsapp

Klubi në sekuestrim, por Bashkia nxjerr në ankand aksionet e KF

Bashkia Lushnje ka nxjerrë në ankand 70% të aksioneve të Klubi i Futbollit Lushnja 1930, ndonëse vetë aksionet rezultojnë nën masë sekuestroje konservative të regjistruar në QKB nga një shoqëri përmbarimore private.

Sipas njoftimit zyrtar të ankandit, Bashkia ka shpallur shitjen e aksioneve të klubit me procedurë të hapur, ndërsa ankandi pritet të zhvillohet më 1 qershor 2026. Vlera fillestare e shitjes është përcaktuar rreth 98 milionë lekë të vjetra. 

Klubi në sekuestrim, por Bashkia nxjerr në ankand aksionet e KF

Por dokumentet e QKB-së tregojnë një tjetër realitet.

Në ekstraktin historik të shoqërisë rezulton se më 17 shkurt 2026 është regjistruar urdhri i Zyrës Përmbarimore private “Astrea”, ku vendoset sekuestro konservative mbi aksionet e klubit dhe mbi të drejtat që burojnë prej tyre, duke ndaluar qartësisht “tjetërsimin dhe disponimin” e aksioneve, si edhe çdo veprim që mund të ndryshojë të dhënat në regjistrin tregtar.

Klubi në sekuestrim, por Bashkia nxjerr në ankand aksionet e KF

Pra, ndërsa në QKB aksionet rezultojnë të bllokuara deri në një urdhër të dytë të përmbaruesit, nga ana tjetër Bashkia i nxjerr ato në ankand publik.

Një situatë që ngre jo pak pikëpyetje juridike, si mund të shiten aksione që rezultojnë të sekuestruara? A ekziston një autorizim tjetër që nuk është bërë publik? Apo kemi të bëjmë me një procedurë që bie ndesh me vetë masën e sekuestros? Pyetje për të cilat bashkia do të duhet të japë sqarim.

Megjithatë, pavarësisht procedurave ligjore, rasti i klubit të futbollit të Lushnjës është një pasqyrë e mënyrës sesi klubet e futbollit trajtohen në Shqipëri. Si barrë financiare dhe si pronë që kalon dorë më dorë mes krizash, borxhesh dhe përmbarimesh.

Lushnja zhvilloi një sezon të dobët në Kategorinë e parë të futboollit vendas duke e mbyllur në vendin e fundit me 26 pikë. Klubi ka prekur pikën më të ulët në historinë e tij, pasi vitin tjetër do të luajë në nivelin e tretë të futbollit shqiptar. Tifozët akuzojnë keqmenaxhimin e klubit nga ana e drejtuesve për këtë situatë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme